Apollon Baçe: Listat e hapura? Forma më poshtëruese e poshtërimit të vullnetit të popullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Apollon Baçe

Dje (zyrtarisht) katër të vdekur, 115 të shtruar nga kovidi. Në realitet shumë më tepër. Gradualisht po lëmë pas progresionin aritmetik, duke iu afruar progresionit gjeometrik dhe Perëndimi që e njeh gjendjen reale po na i mbyll dyert e aeroporteve. Ky është kryelajmi ? Jo mor zotni, ky është një lajm i dorës së tretë. Lajm është marrëveshja e 5 qershorit.

Ndërkohë Edi Rama, për të cilin Kim Mehmeti thoshte kam frikë të hap frigoriferin se mos më dalë Edi Rama, nuk e ka më fare problem kovidin, por zgjedhjen e tij pas një viti. Kovidin ia ka lënë në dorë ministres luleshtrydhe, ndërkohë që kovidi nuk luftohet as me manaferra dhe as me luleshtrydhe, por me ministra mjekë. As me vjedhjen e qindarkave të tamponit. Jemi shteti i fundit në Evropë për tampona dhe i parafundit ka kryer 3 herë më tepër teste se ne.

“Edhe lekët për një dosje i marrin, edhe 100 lekë për një dosje e marrin e fusin në llogari”, shpërthen më kot Bujar Asqeriu. Karvani leh, qentë ecin para.

Pyesni nëse politika (nëse do quheshin politikanë Ballat dhe biondet e kooperativës), nuk është futur në ngërç: kur je brenda, nuk ke si të futesh brenda, kur je në ngërç, nuk ke si të futesh në ngërç. Ajo që shohim është vetëm një olimpiadë estradash kooperativash bujqësore. Por me çmim bilete tejet të lartë. Me çmimin e rakapjekjes drejt greminës.

Listat e hapura ? Forma më poshtëruese e poshtërimit të vullnetit të popullit. Në Dhiatën e Vjetër, te vizioni i Ezekielit, Ezekieli dëgjon një shungullimë shurdhuese dhe para tij zbret nga qielli perëndia ulur në fron qelibari. Anash tij qëndronin dy serafinë (nga ata engjëjt me 4 palë duar), detyra e të cilëve ishte vetëm të bënin fresk me gjethet e palmës dhe t’i përsëritnin pa ndalur. “Je i madh. Je shumë i madh. O sa i madh që je”.

Lexo edhe :  Zgjedhjet 2025/ Majkos i del “autorizimi”, ikën nga Kukësi, vjen në Tiranë

Nëse je i pesti në listën e hapur, bëj ç’të duash, je i zgjedhur deputet. Nëse je i pesëmbëdhjeti në listë, bëj ç’të duash, nuk zgjidhesh dot deputet. Kjo të bën armik të çdo armiku të kryetarit. Që kap për fyti armiqtë e kryetarit dhe njëkohësisht demokracinë partisë së tij. Dhe nëse një parti nuk ka demokraci, nuk ka si t’i ofrojë demokraci popullit.

Paradoksi është se mbylljen e listave e kërkoi Rama një duzinë vjet më parë, dhe ai që kërkon t’i hapë listat është po Rama. U “ftillu” si thotë Elbasani ? Lenini, pati thënë për Stalinin që grabiste banka, “një halabak është i dobishëm, pikërisht ngaqë është halabak”. Falë halabakërisë ai i fitoi zgjedhjet dhe halabakëria në Kuvend u kthye në limon të shtrydhur dhe PD-ja e ndihmoi që t’i bënte dalje. A i duhen listat sot ? Kurrkund, ai e ka arritur stadin e despotit dhe nuk ka zot që e kundërshton. PD-së i duhen, Basha nuk është as Berisha dhe as Rama dhe karriget e para të PD-së (që nuk do të fitonin asnjëherë ballë për ballë) i duhen që të kontrollojë PD-në.

Ndërkohë për Ramën, ato janë çelësi për të hapur kutinë e Kushtetutës dhe ndalimin e koalicioneve. Me koalicione humb, pa koalicione fiton. Kompania çifute e sondimeve ia ka thënë qartë këtë.

Dhe kjo të shpie në panoramën me Bashën majë shkëmbit që pret që lumi t’i kalojë para kufomën politike të Ramës. Ndërkohë që nuk fryn asnjë frymë. Në zgjedhjet e 2005, ajo ndihej deri në “Stalingrad,” në zonën elektorale nr. 5 ku kandidoja. “Boll me këta. Nuk durohen më”. Sot një limonti totale. “Edhe këta si ne janë”, është slogani i ditës. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

 

 

Të fundit

Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trump dhe Biden

Ndërsa komunitetet në të gjithë qarkun e Los Angeles u kapluan nga zjarret, kriza theksoi ndryshimin e thellë midis...

Presidenti i ri i Greqisë, Mitsotakis mes dy kandidatëve/ Kush është favoriti

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duket se ka përzgjedhur dy emra si kandidatë për Presidentin e ri të Greqisë. Sipas mediave greke, Katerina Sakellaropoulou dhe Evangelos...

Shifrat/ Shqiptarët vazhdojnë të importojnë makina shumë të përdorura

Në mungesë të transportit gjithëpërfshirës publik, shqiptarët vazhdojnë të blejnë vetura për të siguruar lëvizjet e tyre. Numri total i mjeteve aktive është rreth...

Gjermani, meteorologët japin alarmin për reshje dëbora dhe ngrica

Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar popullsinë në disa rajone për reshje intensive të borës dhe ngrica. Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) njoftoi se reshjet e borës,...

Pas një operacioni kirurgjikal, Kryepeshkopi Janullatos del me sukses nga salla

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka dalë nga salla e operacionit pasditen e sotme, ku iu nënshtrua një operacioni në sistemin gastrointestinal. Operacioni përfundoi pak...

Lajme të tjera

Web TV