Murrizi: Rama u tregua i sinqertë kur tha se sot do votohet për Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muslim Murrizi ka replikuar me Ramën në seancën e ditës së sotme. Murrizi u shpreh se Rama ishte i sinqertë në një pikë kur tha se sot do të votohet për Lulzim Bashën.

Teksa Murrizi fliste, Rama u largua nga salla dhe deputeti i opozitës tha se Kryeministri shkoi të shtypte butonin.

“E vetmja deklaratë e sinqertë e juaja këtu ishte që thasë se sot do të shtypni butonin për Lulit. Ka vite që në këtë sallë (Rama largohet nga salla dhe Murrizi njoftohet nga deputetët), ka shkuar të shtyp butonin më duket. 97 vota nga dy anët janë pro marrëveshjes së 5 qershorit. Unë kam votuar kundër se nuk ngatërroj kodin zgjedhor me 5 qershorin. Kodi zgjedhor duhet të kishte brenda rekomandimet e OSBE-së, sepse ju kanë etiketuar si hajdutë votash ju tre që bëtë marrëveshjen e 5 qershorit. 5 qershorin ta gëzoni dhe mirë do të ishte ta quani marrëveshjen e 1 qershorit, se ngjani me ata që kanë festën në 1 qershor.

Besoj se diga do të çahet në 30 qershor nga votat e 94 deputetëve këtu për hapjen e listave. Përshëndes deklaratën e Kim dje, që unë këtë sallë kam kërkuar që të realizohet, denoncimi i paragrafit të fundit të 5 qershorit tuaj. E nderuar zonjë dhe pazari i dakordësisë mes tre kapove është ajo që me të drejtë ngritët shqetësim. Ai paragraf që këtu mund të vijnë elementë që i kërkon SPAK-u” tha ai.” tha Murrizi./Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Incidenti me Gjestin, G Bani pëjashtohet nga gara! Anulohet televotimi

Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer. Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai...

Veterani i luftës shkon të votojë i veshur me uniformën e UÇK-së

Të drejtën për të votuar e ka ushtruar sot edhe një nga veteranët e UÇK-së, Muhamet Kuka. Ai në qendrën e votimit ka shkuar i...

Zgjedhjet Parlamentare më 11 maj,KQZ:Regjistrimi i emigrantëve vetëm online,jo në terren

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, teksa ka folur për votën e diasprës, ka deklaruar se regjistrimi i emigrantëve vetëm online, jo në terren Kreu i...

Begaj vizitë dyditore në Mal të Zi, pritet nga homologu Milatovic

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare dyditore (9-10 shkurt) në Malin e Zi. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nisi sot një vizitë...

Protesta e opozitës/Policia arreston të riun që plagosi me lëndë piroteknike tre efektivë

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera për identifikimin dhe kapjen e personave që hodhën lëndë piroteknike drejt punonjësve të policisë të...

Lajme të tjera

Web TV