Miratimi i “5 Qershorit”/ Soreca: Përmbush një kusht kryesor për negociatat, s’duhet ta dëmtojnë ndryshimet shtesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, të menjëhershme kanë qenë dhe reagimet e ndërkombëtareve, pasi ai pakt pati dhe bekimin e tyre.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca shprehet se me miratimin e saj u plotësua një nga kushtet kryesore për fillimin e negociatave me BE-në. Ndërkohë thekson se ndryshimet e tjera që pritet që të bëhen për hapjen e listave dhe koalicionet nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit.

Bashkimi Evropian mirëpret miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25.3.2020. Dispozitat e reja legjislative do t’i japin qytetarëve shqiptarë një kornizë zgjedhore me integritet dhe standarde më të larta transparence, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR. Ne jemi njohur me propozimet shtesë për reformimin e sistemit zgjedhor. Ndërsa pranojmë rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese demonstruar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshime shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit“. shkruan Soreca.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV