Bylykbashi: “5 Qershori” nuk u përmbyll, PS do që të shkojë tek pazaret me dyer të mbyllura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se sot u dakordësuar për pjesën tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit për shitblerjen e votës dhe çdo vepër penale që dëmton zgjedhjet.

Bylykbashi deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit nuk u përmbyll pasi ka mbetur dhe çështja për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Ai akuzoi palën maxhorancën se kërkon t’i heqë mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike pasi duan pazare me dyer të mbyllura

“Opozita siç kishte deklaruar zbatoi atë pjesë tjetër të marrëvjes së 5 qershorit për trajtimin e rekomandimeve të ODIHR-it, çështje me shitblerjen e votës dhe çdo vepër penale që dëmton zgjedhjet. Një paketë që sot u dakordësua. Ajo që është miratuar këtu duhet miratuar pa ndryshime. Kjo nuk e përmbyll marrëveshja e 5 qershorit sepse është dhe një çështje tjetër për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Ata kërkojnë që t’i heqin mundësin shqiptareve që të votojnë një ofertë publike të partive politike, pasi do që të shkojë tek pazaret me dyer të mbyllura”, deklaroi Bylykbashi.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV