Ngjela i bindur: Ndryshimet kushtetuese do votohen si marrëveshja e 5 qershorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka shprehur bindjen se ndryshimet kushtetuese do të votohen në Kuvend siç edhe kaloi sot marrëveshja e 5 qershorit e dakordësuar mes palëve në Këshillin Politik.

Aplikimin e një sistemi zgjedhor me lista të hapura, Ngjela vlerëson se do të ishte një hap drejt demokracisë ndërsa shton se nuk e prekin sistemin.

“Situata nuk është ndonjë problem por është frika e PD-së që e krijon këtë situatë. Këta harrojnë që parlamentarizëm do të thotë votë në parlament. PS nuk i ka votat në parlament për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit. E plotëson opozita parlamentare, por këta nuk e votojnë nëse nuk u plotësohet kërkesa  për ndryshimin e sistemit. PD flet kot, nuk ka numër. Çfarë ju duhet këtyre të PS-së që bëjnë bisedime me këta që kanë ikur nga Parlamenti? Ata kanë abuzuar me votën që ju kanë dhënë përkrahësit. Çfarë arritën duke ikur nga Parlamenti, arritën demokracinë? Jemi përballë kësaj situate. Do bëhet marrëveshja e 5 qershorit, do mbarojë dhe kërkesa që ka opozita parlamentare.

Do të ishte një hap përpara drejt demokracisë. Në Shqipëri që nga viti 1991 është bërë vetëm 1 votim i lirë. Atë e ka bërë presidenti komunist ndërsa këta nuk kanë bërë asnjë votim i lirë pasi janë vetëm hajdutë votash. Duhet të kemi parasysh një gjë, pa një pushtet gjyqësor të pavarur nuk ka zgjedhje të lira. Po të ketë pushtet gjyqësor të pavarur të arrestojnë direkt. Ne presim Byronë Kombëtare të Hetimit të zhvillohet. Listat e hapura janë votat e popullit.” tha Ngjela në Ora New./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV