Hapja e listave/ Fuga: Janë të mbushura me militantë, kërkohen si uji dhe ajri nga lidershipet e partive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Fuga ka komentuar hapjen e listave me kandidatë militanë. Sipas Fugës këto lista sigurojnë lidershipin kryesor të partisë, grupin minoritar që e kontrollin dhe siguron zgjedhjen si deputet.

Ai gjithashtu parashtron disa raste se në rast listash të hapura, kandidati i fundit në listë merr më shumë vota se sa kryetari i partisë, atëhere me çfarë morali politik do e drejtonte ky i fundit partinë më tej.

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Pse duhen listat e mbyllura ose gjoja të hapura për kandidatë për deputet?

Listat e mbyllura me militantë, ose listat gjoja të hapura mbushur me militantë, sigurojnë lidershipin kryesor të një partie, grupin minoritar që kontrollon partinë se e ka të siguruar zgjedhjen si deputet. Nuk ka pikë rëndësie si deputet i shumicës qeverisëse apo si deputet në minorancë – nuk po e quaj opozitar sepse nuk dihet sa është!

Duke u vetëvendosur në krye të listave, ata marrin garancinë që vetëm me votat e militantëve të jenë të zgjedhur. Por nuk është vetëm kjo sociologjia e çështjes. Lidershipi ruan edhe “nderin” e vet politik. Ai ndruhet se mund të marrë më pak vota sesa partia!!! Ku i shkon nderi politik pastaj??? Mund të ndodhi që një i fundit në listë të marrë më shumë vota sesa kryetari i partisë? Me çfarë kapitali morali politik pastaj ky i fundit do të drejtojë partinë pastaj? Prandaj, këto praktika me lista militantësh janë të kërkuara si uji a si ajri nga të gjitha lidershipet e partive.

Askush sot nuk kërkon realisht dhe sinqerisht të kundërtën. Bëni provë vendoseni ta zemë një sekretar të përgjithshëm partie në fund të listës të kandidatëve për deputetë dhe do të shihni sesi do të hidhërohet në fytyrë, do t’i trokasë te dera e kryetarit: Zoti kryetar, çfarë qejfmbetje keni nga unë, o burrë? Ose do të japi dorëheqjen e parevokueshme. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në liqen, humb jetën 34-vjeçari

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se...

Ulen temperaturat/ Sa do të shënojë termometri ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

Cezari e Pompei – Beteja e Dyrrahum-it dhe ndërrimi i emrit nga Epidamnus

Në verën e vitit 48 para erës sonë, në brigjet e Adriatikut – në atë që sot është Durrësi – u zhvillua një nga...

Çmimi Nobel për Paqen për të cilin udhëheqësit shkojnë në luftë

Në atë që mbështetësit e kanë quajtur simbol solidariteti dhe kritikët një akt poshtërues besnikërie, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zbuloi këtë javë se...

Sistemi “Patriot” drejt Kievit, Trump përgatitet për goditjen e radhës kundër Putinit

Presidenti Donald Trump po shqyrton opsionet e dërgimit të një sistemi shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pasi u zotua ditët e fundit...

Lajme të tjera

Web TV