Gjirokastër/ Hyri nga dritarja e tualetit, 32 vjeçari vjedh shtëpinë e të moshuarës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person ka hyrë në banesën e një të moshuari në Gjirokastër dhe i ka vjedhur 18.700 lekë.

Sipas policisë, 32-vjeçari V.K ka hyrë nga dritarja e tualetit për të kryer vjedhjen.

Ndërkohë policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga autorin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të datës 24.07.2020, në lagjen “Kodra e shtufit”.

Kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Kodra e shtufit”, në banesën e shtetasit H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë ndalimi i shtetasit V. K., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Shtatori” dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Fluks pasagjerësh në Rinas/ Krasniqi: Ky sezon turistik, ndër më të suksesshmit

Eksperti i turizmit, Isa Krasniqi thotë se ky sezon turistik, mund të konsiderohet nga më të sukesshmit. Në një intervistë...

Zjarret në vend/ Mbi 90% janë të shkaktuara nga dora e njeriut, zonat më të rrezikuara

Vatrat më problematike në vend në 24 orët e fundit janë në Dibër, Bulqizë, Mallakastër dhe Vaun e Dejës. Në një intervistë për “Sot...

Ndihmë për e-Albania nëpër bashki/ Balluku monitoron sportelet ku ofrohet shërbimi

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku monitori nga afër sportelet në të cilat do të ofrohet shërbimi falas për të gjithë qytetarët, të cilët që kanë vështirësi...

Partia e Lirisë: Bashkitë, fonde për militantë, jo investime për qytetarët

Partia e Lirisë thotë se pushteti i përdor fondet publike për interesa të ngushta politike dhe personale, nën ndikimin dhe urdhrat e qeverisë. Deklarata e...

Rasmussen, ‘Përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump kanë zbritur në 32%’

Eduard Zaloshnja Rasmussen Reports kryen gjurmim të përnatshëm, në nivel kombëtar dhe shtetëror, të zgjedhjeve, politikës, ngjarjeve aktuale, besimit të konsumatorit, temave të biznesit dhe ...

Lajme të tjera

Web TV