Mirosllav Lajçak dhe Reeker bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ka takuar në Bruksel ushtruesin e detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker.

“Biseduam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe për bashkëpunimin tonë të ngushtë në dialogun Beograd-Prishtinë”, shkroi Lajçak në Twitter, pa dhënë më shumë detaje. Takimi i tyre zhvillohet një javë pasi në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, ka rifilluar dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa këtë javë është mbajtur edhe një takim në nivel ekspertësh. Një ditë më herët, në një telekonferencë me gazetarë, Reeker tha se SHBA-ja do t’i vazhdojë bisedimet me BE-në për dialogun Kosovë-Serbi. I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se cili është roli i Shteteve të Bashkuara në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas nismës së BE-së për të rifilluar procesin, dhe nëse ka bashkëpunim mes SHBA-së dhe BE-së, Reeker tha se “i vjen mirë për rifillimin e dialogut” dhe se SHBA-ja do ta mbështesë këtë proces.

Përfaqësues të posaçëm në dialgun Kosovë-Serbi kanë edhe Shtetet e Bashkuara: diplomatin Richard Grenell. Një takim midis palëve, i paraparë të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në fund të qershorit, nën organizimin e Grenellit, nuk është mbajtur, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhej të merrte pjesë në atë takim. Grenell ka paralajmëruar organizimin e një takimi tjetër të ngjashëm, por nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete./rel

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV