Pandemia/Mjeku hedh dyshime mbi numrin e të vdekurve: Qeveria merr 18 mijë euro për një viktimë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku urolog, Artan Koni, hodhi dyshime të forta mbi numrin e vdekjeve nga koronavirusi në vendin tonë.

Mjeku deklaron se pasi mbaroi karantina doli një ndihmë nga BE, ku për çdo vdekje nga koronavirusi do të jepte 18 mijë euro dhe sipas tij nuk e kemi ende të qartë sa njerëz kanë vdekur nga Covid-19.

Ai shtoi më tej se çuditërisht pas kësaj ndihme nga BE, pati shtim të rasteve të vdekjeve në vendin tonë.

“Pjesa lindore e Europës kishte një tendencë për të mbajtur numrin e viktimave, mos e raportuar se normali. Nuk jam i sigurt por kishte zëra vdiq apo jo nga COVID-19, jo kishte sëmundje të tjera. Sa i përket numrit të viktimave nuk kemi qenë të sigurtë nëse ka vdekur nga COVID-19 apo të tjera. Pasi mbaroi karantina, doli një ndihmë europiane për këto vende që për çdo vdekje nga Covid BE do financojë qeveritë, bashkë me atë shqiptare, me 18 mijë euro për çdo vdekje nga covid. Pra ishte për të ndihmuar qeveritë. Çuditërisht pas këtyre lajmeve kemi shtim të rasteve si vdekje. Ai shënimi që ishte i vështirë për vdekje nga COVID-19 tashmë bëhet më i lehtë. Duhet të kemi parasysh edhe këto detajet e vogla”, deklaroi mjeku Koni në emisionin “Kjo Javë”./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV