Shqiptarët shtyjnë Lokomotivën e Zagrebit drejt vendit historik në Ligën e Kampioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë padyshim një nga ato historitë e denja për “Hirushet” e topkëmbës dhe një e tillë është kurorëzuar të shtunën në futbollin kroat, atje ku shqiptarët e Lokomotivës së Zagrebit kanë arritur suksesin më të madh në historinë e klubit, duke e dërguar skuadrën në turet eliminatore të Ligës së Kampioneve. Në fakt, ka qenë një mbrëmje magjike ajo e së shtunës për futbollistët shqiptarë që aktivizohen te Lokomotiva e Zagrebit.

Aty ku bëhet fjalë për një koloni me 5 shqiptarë, 4 të Shqipërisë dhe një të Kosovës, duke filluar nga Mersinaj, Çokaj, Tuci, Uzuni dhe te Kastrati, të cilët triumfuan me rezultatin 2-1 të shtunën në mbrëmje në sfidën e drejtpërdrejtë dhe vendimtare në fushë të huaj ndaj Osijekut të Eros Grezdës, duke e mbyllur kampionatin në vendin e dytë, që të siguron një biletë për në turet eliminatore të Ligës së Kampioneve. Ky është padyshim suksesi më i madh historik i arritur nga Lokomotiva e Zagrebit.

Dhe, për këtë arritje meritë të jashtëzakonshme kanë padyshim edhe 5 shqiptarët, të cilët kanë qenë protagonistë të rregullt në vazhdën e rezultateve mbresëlënëse të skuadrës tjetër të kryeqytetit kroat. Për sa i përket triumfit të së shtunës, golat për Lokomotivën u realizuan nga Jakiçi dhe Lonçari (ky i fundit shënoi në portën e tij), ndërkohë që për Osijekun realizoi Mariçi, i cili barazoi përkohësisht shifrat. Në këtë “finale” për Evropën, u aktivizuan titullarë plot 4 futbollistë shqiptarë, ndërsa i vetmi që nuk u aktivizua ishte sulmuesi Tuci, i cili, sidoqoftë, ishte në stol.
Ndërkohë për sa i përket Eros Grezdës, ai nuk ishte i grumbulluar për këtë përballje, për shkak të problemeve që dihen. Në fushën e lojës për Osijek, ishte dhe ish-futbollisti i Tiranës, Merveje, i cili aktivizohet së fundmi te skuadra kroate. Çokaj dhe Mersinaj u aktivizuan përkatësisht për 70 dhe 74 minuta, kurse Uzuni dhe Kastrati përgjatë gjithë 90 minutave. Përveç rezultatit të skuadrës, ai që ka spikatur ka qenë edhe rendimenti i futbollistëve shqiptarë këtë sezon me Lokomotivën e Zagrebit.

Lexo edhe :  Gjyqi për zhdukjen e Jan Pregnës, Dritan Rexhepi flet në seancë: Do jua faktoj me prova!

Kështu, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, 21-vjeçari Lirim Kastrati ka luajtur 33 nga 36 ndeshjet e këtij sezoni, duke realizuar 11 gola, ndërsa 25 vjeçari Myrto Uzuni ka realizuar 9 gola në 31 ndeshje që ka luajtur. Sulmuesi tjetër shqiptar, Indrit Tuci, ndonëse 19 vjeç, ka luajtur 25 ndeshje me Lokomotivën e Zagrebit, duke shënuar 4 gola, ndonëse duhet theksuar se vetëm në 11 prej këtyre ndeshjeve ka qenë titullar, ndërsa në 14 të tjerat është aktivizuar si zëvendësues.

Rrugën e rrjetës e ka gjetur një herë edhe mesfushori 21-vjeçar Enis Çokaj, i cili ka luajtur 29 ndeshje, ndërsa shijen e golit nuk e ka provuar vetëm mbrojtësi 21-vjeçar, Jon Mersinaj, i cilia ka luajtur 24 ndeshje me Lokomotivën e Zagrebit. Një tjetër fakt që vlen të veçohet në triumfin e skuadrës kryeqytetase, të drejtuar nga trajneri Goran Tomiç, është mosha e re mesatare e grupit, aty ku padyshim një meritë të veçantë ka edhe zbuluesi shqiptar i talenteve, Besnik Prenga.

Të fundit

Obeziteti, kërcënim për brezin e ri, ekspertët: Rrezik për sëmundje kardiovaskulare

Obeziteti po kthehet në një problem serioz shëndetësor, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas mjekut kardiolog Sajmir Shehu, rastet e obezitetit...

“Para të gjithëve kam motrën”, Rozana Radi demaskon Olta Gixharin (VIDEO)

Prime i mbrëmshëm i Big Brother Vip Albania 4 riktheu Olta Gixharin në shtëpi, për të surprizuar motrën e saj, Gertën. Edhe pse thuhej...

84 vite të MARTUAR, çifti thyen REKORD botëror!

Një çift brazilian, dasma e të cilit ishte në vitin 1940, zyrtarisht mori rekordin botëror Guinness për martesën më të gjatë për një çift...

Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të bini nga pesha?

Për ata që synojnë të humbin peshë, vaktet e mëngjesit luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e menaxhimit të peshës. Hulumtimet kanë treguar se...

Manjani kritika SPAK: Arrestimi i Veliajt mbi hamendësime prokurorësh dhe hakmarrje

Nga Ylli Manjani Disa konstatime nga debati i "drejtësisë popullore" mbi rastin Veliaj. Dua të them se këto vëzhgimeve  i takojnë publikut, interesit të tij dhe...

Lajme të tjera

Web TV