Reagimet për Vilma Nushin/”Letra nuk ishte përgjigje ndaj atyre që e mallkojnë, ata ishin preteksti”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Letra që Vilma Nushi ka dërguar nga spitali ku po kurohet në Turqi, vazhdon të ngjallë debate dhe reagime të shumta.

Renaldo Bregu, nëpërmjet një statusi në facebook ka shkruar se letra nuk ishte një përgjigje ndaj atyre që e mallkojnë. Sipas tij, ata ishin preteksti.

“Letra ishte një brilancë motivimi e bashkëpunëtorëve të vetë në kushtet e vështira shëndetësore të CEO-s së vet”, shkruan Bregu.

Statusi i plotë

Meqë ka plasur Debati lidhur me Letrën e Buzinesswoman
Vilma Nushi, në kuptimin se si gjeti kohë e shtrirë në shtratin e Spitalit të shkruaj letrën.
E para, letra nuk ishte përgjigje ndaj atyre që e mallkojnë, ata ishin preteksti, letra ishte një brilancë motivimi e bashkëpunëtorëve të vetë në kushtet e vështira shëndetësore të CEO-s së vet.
E dyta, dyshoj fort që natyrën e Sipërmarrësit nuk e njeh as 80% e Shoqërisë.
Sipërmarrësit pavarësisht çfarë bëjnë, 24 orë në 24, e kanë mëndjen tek Sipërmarrja. Sipërmarrësi edhe në prag të varrit të jetë, mëndjen dhe shpirtin tek Sipërmarrja e ka.
Prandaj nuk ka Shkollë për t’u bërë Sipërmarrës.
Sipërmarrës o je o nuk je.
Çfarë mendoni Ju, që Sipërmarrja rritet duke parë Diellin./Fjala.al/Ke.Ba

 

https://www.facebook.com/renaldo.bregu.3/posts/3067787513317186

Të fundit

Real Madrid shpërfill Federatën: pa konferencë, pa stërvitje, pa darkë zyrtare!

Tension para klasikes Barcelona - Real Madrid (nesër, 22:00). Klubi madrilen ka vendosur pak para orës 19:00 që të...

Sherr masiv me sende të forta në Lundër të Tiranës, raportohet një person i lënduar

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një rezidencë vilash në zonën e Lundrës, në Tiranë. Raportohet se një person...

Shehaj i kthen përgjigje Nokës: S’ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se unë

Në një takim në kryeqytet, Agron Shehaj i ka kthyer përgjigje deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, duke e akuzuar se është...

Berisha: Grant 30 mijë që të rinjtë të blejnë shtëpi, nuk ka të ardhme pa ta

Kreu i PD, Sali Berisha, nga njësia 4 në Tiranë, ku prezantoi programin e PD, tha se do të bëjë gjithçka që të kthejë...

Rama, me të rinjtë e Shkodrës: Me Benet Becin qëlluat në kokë! Gjetëm njeriun e duhur

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë shkodranë, pak minuta pas fjalimit që mbajti në pallatin e sportit para grave dhe vajzave...

Lajme të tjera

Web TV