Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar nismës së këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, i cila i bëri peticion Apple, që të heqë Kosovën nga harta e Serbisë.
Në këtë nismë Dua është mbështetur nga shumë këngëtarë nga Kosova dhe Shqipëria. Ndërsa së fundmi kësaj nisme i është bashkuar edhe Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në “Twitter” ajo shkruan se shumë prej aplikacioneve të Apple përdoren masivisht në Kosovë dhe kërkon që të shtojë sa më shpejtë Kosovën në hartë.
“Apple, Kosova është qartë pjesë e botës suaj. Le të sigurohemi që ta shohim shpejt atë edhe në hartën tuaj”,-shkruan ajo.
Postimi i plotë:
I dashur Apple. Më datë 21 prill ju keni bërë një deklaratë zyrtare duke informuar se shumë nga shërbimet tuaja më të dashura tanimë do të ishin në dispozicion në 20 vende të tjera, ndër të cilat keni përfshirë dhe Kosovën. Në mars, ju keni bërë Dua Lipan, superstaren nga Kosova, kopertinë në Pop Listën në ‘Apple Music’. Shumë prej aplikacioneve tuaja në App Store përdoren masivisht në Kosovë pasi ju i keni bërë të disponueshme këtu. Apple, Kosova është qartë pjesë e botës suaj. Le të sigurohemi që ta shohim shpejt atë edhe në hartën tuaj.
Nisma e Dua Lipës ka acaruar këngëtaret serbe, Jelena Karleusa dhe Svetlana Raznatovic e njohur si Ceca. Pas peticionit, Dua ka postuar në Instagram foto ku shkruan “Kosova nuk do të jetë kurrë Serbi” dhe flamurin me mbishkrimin “Autochthonous”, të ngritur nga Ballist Morina në stadiumin e Beogradit në mars të 2016-ës. Karleusa e ka akzuzuar Duan se po shpërndan urrejteje, ndërsa Ceca e ka quajtur injorante që nuk di fakte historike. Aktualisht peticioni ka arritur në rreth 162 mijë firma. Nëpërmjet peticionit kërkohet që kufiri i Kosovës të mos jetë i vijëzuar, por si kufijtë e shteteve të tjera./ka.ta.Fjala.al/
Dear @Apple, just this 21 Apr, you released an official statement informing that many of your most beloved services would now be available in 20 more countries – including Kosovo. In March, you made @dualipa, the superstar from ??, the cover of A-list Pop in your Apple Music. pic.twitter.com/FPKn4e85QS
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) July 26, 2020