Telushi drejt kalimit në Turqi, kërkohet nga kjo skuadër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Titullari i skuadrës së Partizanit, Bruno Telushi mund të largohet në drejtim të Turqisë.

Skuadra e Menemenspor-it është duke bërë blerje për sezonin e ri të Ligës së Parë në futbollin turk. Ajo ka nënshkruar me nigerianin Bernard Bulbwa, që vjen nga NK Dugopolje i Kroacisë.

Ndërsa tashmë po tentojnë të marrin mesfushorin vlonjat të Partizanit, Bruno Telushi.

Media turke “hurriyet.com.tr” raporton se bisedimet me mesfushorin e ekipit shqiptar të Partizanit vijojnë pozitivisht dhe transferimi pritet të bëhet zyrtar sa më shpejt të jetë e mundur.

29-vjeçar, i cili luajti 40 ndeshje zyrtare për Partizanin e Tiranës në të gjitha kompeticionet këtë sezon, shënoi 8 gola.

Theksojmë se Menemenspor njihet mirë në vendin tonë, pasi aty luajnë dy ish-futbollistë të Superiores, konkretisht të Laçit, Gentjan Selmani dhe David Domgjoni.

Të dy këta lojtarë kanë lënë përshtypje tejet të mira në klubin turk, i cili i ka kthyer sytë te futbollistë të tjerë shqiptarë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

43 p.e.s. – Ngjitja e Oktavianit në pushtet, detyroi Senatin romak ta shpallte Konsull

Pas vrasjes së Julius Caesar-it më 44 p.e.s., Roma u fut në kaos politik. Trashëgimtari i tij i birësuar,...

Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Parashikimi i motit për sot, 19 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve...

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie për Ukrainën përbën një “përparim”...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Lajme të tjera

Web TV