Kombinat/Hyn në banesë me forcë dhe tenton të përdhunojë 35-vjeçaren, arrestohet

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunonte një 35-vjeçare.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi me iniciale M. N., i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Ngjarja është regjistruar në Kombinat. Mësohet se 40-vjeçari më 25 korrik, e ka ndjekur 35-vjeçaren në rrugë dhe më pas i është futur me forcë në banesën e kësaj të fundit dhe ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Vajza kishte nisur të bërtiste, duke bërë që ai të largohej nga banesa.

/En.Br./Fjala.al