Tre vite nga martesa e Turit dhe Orindës, ja fotot më të veçanta nga dasma

Turjan Hyskën dhe Orinda Hutën mund t’i quajmë padyshim një prej çifteve më të komentuar dhe kryefjala e mediave prej vitesh ku çdo e re lidhur me ta, përbën interes për publikun shqiptar.

Si sot 3 vite më parë, Orinda dhe Turi kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Ata organizuan një dasmë mjaft të bukur dhe elegante, me të ftuar Vip, miq dhe familjarë, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Këtë ditë të veçantë për ta e ka kujtuar dhe Eljo, vëllai i Turit. Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PS-së ka postuar disa foto të veçanta të çiftit, por dhe një së bashku si familje.

/En.Br./Fjala.al