U prek nga Covid por ia doli/Diplomati Mal Berisha i uron ditëlindjen Avni Ponarit

Diplomati Mal Berisha, ish-ambasador në Londër i ka uruar ditëlindjen nëpëmjet një postimi në ‘Facebook’ Avni Ponarit.

Avni Ponari dhe Mal Berisha janë miq të hershëm, sic shkruan ky i fundit në postimin e tij duke kujtuar kështu edhe sfidën që drejtori i Sigal iu desh të përballonte me COVID-19.

“E meriton për miqësinë e hershme që kemi çimentuar në dekada, për kontributin në fushën e biznesit dhe nëpërmjet tij në fushën e sportit, kulturës, artit e medias” shkruan ish ambasadori në postimin e tij

 

POSTIMI I PLOTË I MAL BERISHËS

Gëzuar 28 Korrikun, Datëlindjen tënde, Avni Ponari!
Këtë urim e meritoni jo vetëm për faktin se e përballove dhe i mbjetove me dinjitet Covid 19!
E meriton për miqësinë e hershme që kemi çimentuar në dekada, për kontributin në fushën e biznesit dhe nëpërmjet tij në fushën e sportit, kulturës, artit e medias!
Gëzuar Avni Ponari! /Ra.My.Fjala.al/