Manastirliu apel të fortë qytetarëve: Duhet të sakrifikojmë, distancohuni nga vatrat e infeksionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogeta Manastiliu i ka bërë një apel shumë të fortë qytetarëve pasi shifrat e të infektuarve nga COVID-19 janë gjithnjë në rritje.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ Manastirliu i kërkon qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të kujdesshmëm pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta jetojmë mirë ralitetin e ri.Ministrja iu thotë qytetarëve se realiteti kërkon “që të heqim dorë për ca kohë – deri kur pandemia të jetë mposhtur prej komunitetit mbarëbotëror të mjekëve dhe shkencëtarëve- nga grumbullimet dhe festat në turma, që sot janë kthyer në vatrat kryesore të përhapjes së infeksionit”.

Realiteti i ri “kërkon që të përdorim maskën atje ku distancimi është i pamundur, dhe të zbatojmë rregullat e higjenës kudo e çdo çast që e kemi të mundur”.

POSTIMI I PLOTE

NORMALITETI I RI, që bota nuk e kërkoi vetë, por e solli koronavirusi dhe sëmundja që ai shkakton, COVID-19, kërkon prej të gjithëve ne, dhe sidomos prej më të rinjve pak, shumë pak.

Nuk kërkon sakrifica të mëdha, por pak më shumë vigjilencë në përditshmërinë tonë.
Kërkon që ta jetojmë ditën, si njerëz të përgjegjshëm, me merakun se çdo pakujdesi e vogël, mund të na bëjë bartës të një sëmundjeje, që më pas ua transmetojmë prindërve, gjyshërve, më të dobtëve.

Kërkon që të heqim dorë për ca kohë – deri kur pandemia të jetë mposhtur prej komunitetit mbarëbotëror të mjekëve dhe shkencëtarëve- nga grumbullimet dhe festat në turma, që sot janë kthyer në vatrat kryesore të përhapjes së infeksionit.

Kërkon që ta shohim distancimin fizik, jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t’ua treguar edhe më fort dashurinë. Duke i mbrojtur.

Lexo edhe :  Gjendja shëndetësore e Janullatos, stabël! Mjekët në Greqi po e mbajnë nën monitorim

Kërkon që të përdorim maskën atje ku distancimi është i pamundur, dhe të zbatojmë rregullat e higjenës kudo e çdo çast që e kemi të mundur.

NORMALITETI I RI kërkon nga ne pak, shumë pak.

Disa rregulla të thjeshta, por JETËSHPËTUESE!

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV