Rama në Lezhë: Më 26 nëntor shkolla të jetë gati, ndryshe në ‘listën e zezë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me ministrin Arben Ahmetaj ka inspektuar sot punimet në shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pasi u njoh nga afër me punimet në kantier, kreu i qeverisë nuk nguroi që të jepte direktivat e tij inxhinierëve në terren, duke iu kujtuar dhe afatin se shkolla duhet të jetë gati në 26 nëntor.

Rama ia bëri atyre të qartë se nëse nuk përfundojnë punimet brenda këtij afati, kompania do të futet në ‘listën e zezë’.

Pjesë nga biseda e Ramës në kantier

Rama: Paska goxha terren.

Ahemtaj: Në gati 3 ditë kemi kaluar në katet e dyta.

Rama: Kolonat janë futur 7 metra nën dhe

Ahmetaj: Po, 7 metra

Rama: Super punë është bërë

Inxhinieri: Në fund të dhjetorit do përfundojë shkolla

Rama: Në fund të dhjetorit futeni në listën e zezë. Dua që në 26 nëntor të hapet dera e shkollës

Ahmetaj: Të punoni me 3 turne

Rama: Me 3-4 turne, s’ka ç’më duhet. Në 26 nëntor dua shkollën. Po s’u bë kjo, ju futeni në listën e zezë. Na pengoi shumë ajo periudha e dreq karantinës, por do ta kapim 26 nëntorin.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Bieta Sula largohet nga TCH?/ Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja...

Adriatik Lapaj: “Nisim fazën e radhës, do ndajmë edhe bukën bashkë”

Kreu i forcës politike Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka prezantuar një nismë të veçantë për të qenë në çdo cep të Shqipërisë e për...

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

Një agjenci europiane që monitoron zjarret, raporton se këtë vit janë djegur 2800 hektarë pyje dhe kullota. Dëmi monetar për këtë sipërfaqe llogaritet të...

Zjarret e rrezikshme në Turqi/ Mbi 50,000 persona evakuohen nga banesat e tyre

Mbi 50,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të mëdha pyjore që po përfshijnë kryesisht provincat Izmir, Manisa dhe...

ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë

Numri i vendeve të punës për të rinjtë ka rënë ndjeshëm që nga nëntori i vitit 2022, kur u lançua ChatGPT. Sipas një studimi...

Lajme të tjera

Web TV