Replika Lleshaj-Murrizi/ Ministri: Provat çoji në Prokurori. Deputeti: Kush ta ka kafshuar gjuhën?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me replica mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe deputetit Myslym Murrizi, pas akuzave të këtij të fundit për një tender korruptiv sipas tij, për uniformat në Ministrinë e Brendshme me vlerë 23 mln euro.

Lleshaj e sfidoi t’i çonte provat në Prokurori, por Murrizi u shpreh se nuk ia përmendi atij emrin, madje shtoi se vetë ministri ishte në gjumë, kur vinin paratë e fituar nga ky tender në ministri.

“Mos i bëni ftesë retorike prokurorisë, çojini atje ato gjëra që keni se i bëni shërbim qytetarit. Mos e bëni ju prokurorin, çojani atyre. Unë refuzoj të merrem me këtë dhe refuzoj këdo që i thotë vetes shqiptar dhe tenton të gjejë qoftë edhe një nanogram lidhje mes akuzave që kemi me mua”,- tha Lleshaj.

Në replikë, Murrizi u shpreh:

Zoti Lleshaj unë nuk vi nga rruga, s’kam frikë, prokurorinë e shoh në sy si çdo burrë e grua me karrige, të garantoj që do i coj në SPAK të gjitha, s’kam thënë që ju firmosni tendera. Unë e di kush është shefi i tenderave në ministrinë tate, ty se di kush ta ka kafshuar gjuhën. Ti je në gjumë kur vijnë këstet në ministri, mos më ngri supet se po të kem gjëra konkrete për ty t’i them e s’më trembet syri”,- deklaroi Murrizi.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Dy ish-banoret e “Big Brother” në gjyq? Zbulohet e vërteta

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi në emisionin “Mos i bjer me top”, ish-banorja e “BBVA4” njëherazi dhe...

Sherr masiv në bordin e kroçerës luksoze, humb jetën 60-vjeçari

Një hetim për vrasje është hapur nga policia britanike pasi një burrë 60-vjeçar humbi jetën në bord të kroçerës luksoze MSC Virtuosa, vetëm pak...

Rama pritet në Korçë me këngë patriotike: “Drejt finishit për Shqipërinë në BE”

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar sot (5 maj) turin e tij elektoral në qarkun e Korçës. Pas prezantimit të investimeve 10 vjeçare nga qeveria socialiste...

Lojtari anglez refuzon 400 mijë paundë në javë: Dua vetëm Real Madridin!

Trent Alexander-Arnold ka një vit që pret transferimin te Real Madrid dhe sot praktikisht u bë lajm publik. Mbrojtësi ka refuzuar një ofertë të bujshme...

I lidhur me kartelet e drogës, arrestohet kryebashkiaku

Prokurorët në Meksikë kanë vënë në pranga kreun e bashkisë së qytetit Teuchitlán, në veri të shtetit Jalisco, gjatë një hetimi për një kamp...

Lajme të tjera

Web TV