VIDEO/Gjendet një bodrum nëntokë ku jetonte autori i grabitjes së Madeleine McCann para 13 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia gjermane ka gjetur një bodrum të fshehur në një kopsht te vendbanimi ku jetonte i dyshuari kryesor për zhdukjen e vajzës 3-vjeçare Madeleine McCann në Algarve në 2007. I dyshuari kryesor, Christian Brueckner , dyshohet se ka jetuar në këtë vend afër qytetit të Hannoverit në 2007.

Ndërtesat në truallin ku jetonte i dyshuari u rrënuan në vitin 2008. Forcat e sigurisë kanë gjetur bodrumin nën themelin e ndërtesës së rrënuar. Qentë të specializuar janë duke u përdorur në zonë për të kërkuar kufomat e mundshme . Një fqinj, i cili kishte kopshtin e tij ngjitur me atë të të dyshuarit, tha se Brueckner arriti në 2007 dhe jetoi atje për një vit.

Çfarë ndodhi 13 vjet më parë?

Në Maj të 2007, Gerry dhe Kate McCann po qëndronin në një apartament me pushime në Praia da Luz, në Portugali, me 3 fëmijët e tyre.

Çifti doli për darkë me disa miq në një restorant aty pranë, duke i lënë fëmijët në gjumë në apartament.

Ata i kontrolluan herë pas here gjatë mbrëmjes, por kur Kate u rikthye në apartament rreth orës 22:00, pa që Madeleine nuk ndodhej në shtëpi. Zhdukja e saj nxiti një operacion kërkimi ndërkombëtar dhe hetime të cilat vijojnë edhe sot e kësaj dite.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV