Fier/ Panik në mesnatë, zjarri përfshin automjetet në bodrumin e një pallati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr ka rënë në bodrumin e një pallati në Fier në mesnatë. Zjarri ka rënë në një automjet dhe më pas ka përfshirë dhe veturat e tjera përreth.

FNSH dhe Polica kanë evakuuar menjëherë banorë teksa zjarrfikëset kanë punuar për fikjen e flakëve.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 23:50, në bodrumin e një pallati ku ka të parkuara mjete, dyshohet se në një automjet ka rënë zjarr e për pasojë janë përfshirë nga flaket edhe disa mjete të tjera.

Në vendngjarje ndodhen punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH dhe ambulanca dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Fier dhe të FNSH po vijojnë me shpejtësi evakuimin e banorëve nga pallati.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Berisha bën parashikimin për Iranin: Diktatura e Ajatullahëve drejt fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me përplasjen e armatosur...

E KRYER/ Bufon konfirmon trajnerin e ri të Italisë: Kemi bërë zgjedhjen e duhur

Xhenaro Gatuzo do të jetë trajneri i ri i Italisë. Vetë Bufon, koordinator i përfaqësueses italiane, ka konfirmuar në fjalët e tij emërimin që...

Franko Zefireli, mjeshtri që i dha shpirt figurës së Jezusit

Nga Leonard Veizi Ka disa autorë që arrijnë të qëndisin me gjëlpërën e tyre jo thjesht filma, por përjetime, që kalojnë nga ekrani drejt e...

Kanabis në mes të pyllit/Asgjesohen rreth 12 mijë fidanë në Shkodër, procedohen 5 persona

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë...

Vrasja e shqiptares nga ish bashkëshorti në Itali, zbardhët dëshmia e banorëve

Mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një banore të Tolentinos në Itali, e cila ka parë skenën e vrasjes së shqiptares, Gentiana Hudhra nga...

Lajme të tjera

Web TV