Ndryshimet kushtetuese/ Hyseni: Sot është ditë historike për parlamentarizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni e ka konsideruar votimin e sotëm të ndryshimeve kushtetuese në parlament. si një ditë historike për parlamentarizmin.

“Sot është ditë historike për parlamentarizmin. Sot kemi shansin që me vullnetin e një shumice dërrmuese të kartonave ta kalojmë disa ndryshime të rëndësishme, që do të prekin drejtpërdrejtë votuesin shqiptar. Kur u bë kushtetuta në ‘98 unë e disa të tjerë ishim studentë të drejtësisë, dhe më vjen keq që një pjesë e tyre mund të ishin këtu sot dhe profesionalisht do e kishin të vështirë mos votonin këto amendamente.

Jemi krenarë se kemi qenë në krahun e duhur të historisë ndërsa ata që cirren sot kanë qenë gjithnjë pengesë. Nuk do ia dalin dot sa herë që prapa nesh qëndron fuqia e shqiptarëve.Pr / ligji vjen si pasojë e një nisme totalisht kushtetuese. Jeni në dijeni që këshilli I legjislacionit morën në shqyrtim këtë nismë duke e kaluar në disa etapa konsultimi.

Drafti ka dy ndryshime, nenet 64 dhe 68, i japin votës së shqiptarit një fuqi siç e ka merituar, ata do të kenë mundësi të zgjedhin nga listat emrin më të mirë me votë parapëlqyese, që shkon deri në 100%. “ u shpreh Hyseni. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“O liri, o vdekje”, Meta mesazh nga burgu: PL rol historik në zgjedhjet e 11 majit

Teksa na ndajnë vetëm 10 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,...

Agron Shehaj: Për herë të parë në Parlament do hyjë një parti e pakapur

Agron Shehaj, kreu i partisë “Mundësia” zhvilloi një takim me qytetarët e Njësisë 1 dhe 2 në Tiranë, deklaroi se “Mundësia” nuk ka si...

Rivlerësimi i pronave, në gjysmën e dytë të vitit! Kategoritë që përfitojnë!

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është shtyrë për në gjysmën e dytë të vitit 2025, por pa një afat se kur do të fillojë...

Parashikimi i “The Economist”: Amerika, drejt një tronditjeje të fuqishme ekonomike

Arsyet pse efektet e politikës agresive tarifore të Donald Trump nuk janë reflektuar ende plotësisht në treguesit ekonomikë të SHBA-së, shpjegon artikulli i sotëm...

Kandidatja Julinda Dhamo: Në Tiranë synojmë deri në 20 mandate

Për kandidaten e PS që kandidon në listën e hapur të Tiranës Julinda Dhamo, PS në Tiranë synon që të marr deri në 20...

Lajme të tjera

Web TV