“El Clasico”, Valvedere thirrje për bashkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se shpreson që derbi i sotëm të ketë më shumë forcë bashkuese ashtu siç është vetë futbolli.

Në një konferencë për mediat, ai ka thënë se se shpreson se kjo ndeshje të kalojë pa ndonjë dramë jashtë fushës së blertë.

“Njerëzit mund të shprehen në stadium, për sa kohë që ka respekt për të gjithë. Futbolli duhet të jetë diçka që na bashkon të gjithëve, jo diçka që na ndan”- tha gjatë konferencës tekniku i “Katalanasve”.

Valverde theksoi se më e mira e mundshme do të kishte qenë zhvillimi i këtij takimi në datën e caktuar dy muaj më parë.

“Mendova se gjëja më e mirë për të bërë ishte të luhej ndeshja në datën origjinale. Do të kishte qenë një ndeshje e barabartë sikur të kishte ndodhur dy muaj më parë dhe do të jetë një ndeshje e barabartë edhe sot”-shtoi ai.

Më tej, trajneri i “Katalanasve” theksoi se Real Madridi ne çdo kampionat ecën me intesitet të lartë, ndërsa ndryshimi që sipas tij vlen për Barcelonën është fakti si kjo skuadër I arrin rezultatet e mira me pothuajse çdo ndeshje.

“Real Madrid shpesh i afrohet ndeshjeve këtu me intensitet, ndërsa ne kemi arritur rezultate të mira në El Clasicot në udhëtim”-vijoi më tej Valvedere.

Ernesto Valvedere foli edhe për lojtarët e skuadrës kundërshtare, ku theksin e vendosi te Karim Benzem, i cili sipas tij po kalon një sezon të shumë të mirë.

“Benzema, është një lojtar që po kalon një sezon të shkëlqyeshëm dhe po shënon shumë. Pavarësisht se çfarë ndodh, ne duhet të gjejmë rrugën tonë”-u shpreh gjatë konferencës për mediat tekniku i Barcelonës.

Lexo edhe :  VIDEO: Ylli i Real Madrid jep asistin perfekt në Botëror

Këto deklarata te trajnerit të Bacelonës erdhën pasi ditën e sotme në Katalonjë do të zhvillohet një protestë në të cilën pritet që të marrin pjesë rreth 42 mijë vetë.

Rrugët pritet që të bllokohen rreth dy orë përpara ndeshjes duke e vështirësuar situatën dhe kushtet në të cilat do të zhvillohet ky takim.

Megjithëatë nga të dyja kampet e skuadrave më të mëdha në spanjë janë dhënë deklarata për qetësi Brenda e jashte stadiumit./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Lajm i fundit/ Mediat spanjolle raportojnë: Ndërron jetë ylli i Liverpool

Diogo Jota, futbollisti 28-vjeçar portugez i Liverpoolit, vdiq herët këtë mëngjes në një aksident trafiku në provincën e Zamorës. Aksidenti...

“Berisha kishte lidhje me agjendën serbe”, gazetari: Si më hoqi nga puna

Xhevdet Zekaj, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e lidhur...

Xhim Morison, legjenda e pavdekur e muzikës

Nga Leonard Veizi       Nga kordat e zërit të tij dilnin nota mistike, diçka që ishte fillimisht veç një imazh i cili kalonte vetëtimthi nëpër...

Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës së re

Kryeministri Edi Rama thotë se Ina Majko, të cilën e emëroi zëvendës ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, është prurja e parë ndër shumë të...

Rama vizitë në Vlorë, pritet të mbërrijë në Bashki

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në bashkinë e Vlorës. Mësohet se kreu i qeverisë do të jetë prezent aty rreth orës 10:00, ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV