Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar ka thënë se ndryshimet kushtetuese sot nuk prishin marrëveshjen e 5 qershorit edhe pa arritjen e konsensusit.
Ball aka komentuar dhe për arrestimet e SPAK ku tha se ka nxjerrë ‘xhevahire’ teksa theksoi se në rastin në fjalë u favorizuan LSI e PD që 3-fishuan apo 2-fishuan votat.
”E treta, ka të bëjë me dosjen 339 apo 184. Ka nxjerrë në publik xhevahire për atë që kërkon Murrizi, Korab Lita e të gjithë të tjerët për depolitizimin e komisioneve zgjedhore. LSI 3-fishoi rezultatin, PD e 2-fishoi. Ne kemi votuar me bindje marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk kishte asnjë hap pozitiv për rekomandimet e OSBE, por me bindjen se do përfshihen në procesin e ardhshëm zgjedhor.
Gjoja votimi i sotëm ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, nuk ekziston. Bllofi se janë gjoja pro listave të hapura, por Kuvendi mos votojë sot, nuk i shërben askujt. Unë shpreh konsideratën më të madhe të angazhimit të SHBA dhe BE që solli bashkë opozitën dhe mazhorancën, për të konkluduar në një dokument që u votua por padyshim nuk zgjodhi problemin kryesor. Nuk shkojmë pa depolitizim në një standard tjetër. ”- tha Balla. Ka.Li/fjala.al