Fuga: Përse 90% e gazetarëve ikin nga media pas moshës 35 vjeç?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga bën publik një studim sipas të cilit 90 për qind e gazetarëve në Shqipëri ikin nga media pas moshës 35 vjeç. Në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, Fuga tha se kjo vjen pasi media varet nga politika.

 -Media shqiptare si po funksionon?

-Interneti bashke me mediat audiovizive e vdiq shtypin e shkruar. I gjithë ky peizash kulturor ku elementë të ndryshëm të komunikimit godasin njëri-tjetrin sepse nuk ka një strategji të mirë për të mbrojtur aktorët mediatikë. Pra, interneti godet telefonin, telefoni me sinjalin e internetit dhe kompjuterit godet televizionin, televizioni bashkë me internetin ka goditur mediat e shkruara. Televizionet shqiptare ndodhen vetë në një problematikë të madhe financiare dhe ne këtë moment çfarë bëjnë? I shtrijnë dorën pushtetit. Në këtë moment, pushteti ka një ndikim të madh mbi median, bie gazetaria investigative, dhe ndodh politizimi i medias. Gazetari i ri që vjen dhe përgatitet me disa parime, ai futet menjëherë në një sistem ku i thonë: Stop! Sepse këtu jemi në një situatë tjetër nga ajo që ti kujton se jemi kur ti je në shkollë. Pastaj këtu fillon kriza e gazetarit. Nga të dhënat që kemi ne në departament, rreth 90-95%  pas moshës 35-40 vjeç ikin nga media. Dhe pse ikin, kanë një mijë arsye. Se s’mund të jetë 40 vjeçari gazetar terreni që t’i shtrijë dorën politikanit me mikrofon atje./Fjala.al/Ke.Ba

 

https://youtu.be/bX1ZoKo4J0M

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV