Ruçi uron besimtarët për Kurban Bajram: Besimi do na ndihmojë ta kalojmë këtë periudhë, jeta do tna buzëqeshë sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë shqiptarët dhe besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajrmit.

Ai vjen me një mesazh të fortë për të gjithë në këtë ditë të shënuar duke thëne se me ndihmën e besimit do ta kalojmë peridhën e frikshme të pandemisë nga COVID-19.

 

MESAZHI I PLOTË I GRAMOZ RUÇIT 

“Sot është festa e Kurban Bajramit. Besimtarëve myslimanë, në Shqipëri dhe në Diasporë, u uroj Gëzuar festën e bukur të Kurban Bajramit. Gëzimi i festës i gjen Shqipërinë dhe shqiptarët, ashtu si gjithë besimtarët myslimanë, nën ankthin e rrezikut të pandemisë së koronavirusit. Por unë, ashtu si të gjithë ju, vëllezër besimtarë dhe qytetarë shqiptarë, kudo ku jetoni, jam i bindur se, me përpjekjet e kujdesin tuaj dhe me ndihmën e besimit, gëzimi do ta mundë dëshpërimin; shpresa do ta mposhtë frikën; drita do të ndriçojë mbi errësirën; qartësia do të shpërndajë mjegullat e sëmundjeve dhe trishtimit; ëmbëlsia e festës do të shijojë përmbi hidhërimin që shkakton pandemia; e mira do të përzërë të keqen nga jeta dhe vatrat familjare të çdo besimtari e shqiptari; lumturia do të tresë dhimbjen, dyert e shkollave e universiteteve do të rihapen dhe do të mbushen me zërat gazmorë të nxënësve e studentëve; prindërit do të çlirohen nga meraku njerëzor për fëmijët, të moshuarit do të rikthehen në jetën e tyre të qetë; bizneset do të kthehen në prodhimin dhe shërbimet me kapacitetet e tyre të plota; përqafimi do t’i zejë vendin distancës e veçimit; gjallëria do të zëvendësojë pezmatimin dhe jeta do të triumfojë mbi rrezikun pandemik. Gjej rastin të shprehë mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për besimtarët myslimanë dhe të gjitha komunitetet fetare për solidaritetin dhe humanizmin që treguan e po tregojnë gjatë pandemisë.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi. /Ra,My.Fjala.al/

Të fundit

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në...

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV