Meta takim me ambasadorin e Egjiptit në Shqipëri: Ka potenciale për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Egjiptit, Mohamed Khalil, për punën që ka bërë për forcimin, në të gjitha aspektet, të marrëdhënieve shumë të mira historike që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Egjiptit.

Meta u shpreh se ka ende potenciale të pashfrytëzuara për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Presidenti u shpreh, se Shqipëria e konsideron Egjiptin një partner të rëndësishëm në Mesdhe, ndërsa shtoi se vend ynë mund të jetë portë hyrëse për mallrat dhe investimet egjiptiane në Ballkan.

“Me Egjiptin kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale dhe ne jemi krenarë për rolin e pazëvendësueshëm në formimin e shtetit të Egjiptit të shqiptarit të famshëm Mehmet Ali Pasha, si edhe për veprimtarinë e kontributin e patriotëve dhe atdhetarëve tanë të shquar të cilët krijuan në Egjipt vatrat e para të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Shqipëria e konsideron Egjiptin një partner shumë të rëndësishëm në rajonin e Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme, si dhe i kushton një rëndësi të madhe zgjerimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes reciprok. Shqipëria mund të jetë një portë hyrëse e produkteve dhe investimeve egjiptiane drejt Ballkanit, dhe në këtë aspekt forcimi dhe konkretizimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona është i mirëpritur”, – u shpreh Presidenti Meta. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Sforco e fundit për një blerje kryevepër! Perez, “all in” për yllin e mesfushës

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me "Los...

Edi Rama, njeriu që lindi politikan dhe u bë kryeministër. Si do të flasë historia?

Sot, më 4 korrik 2025, Kryeministri Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes. Ai ka mbajtur poste kyçe në jetën publike të vendit për më...

U testua 1 shekull më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

Një shekull pas fluturimit të parë të një avioni me trup dhe krah të bashkuar, një përpjekje që përfundoi asokohe me përplasje, ky koncept...

Grabitje me vlerë 1 mln paund, kapen tre “skifterët” shqiptarë në Angli

Katër persona, mes tyre tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për disa grabitje me vlerë 1 milionë paund. Mësohet se Endrit...

Kurti: Ushtria e Kosovës ka shënuar rritje prej 123% për numrin e ushtarëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ka thënë se krahas...

Lajme të tjera

Web TV