Vuçiç: “Jam i gatshëm të bisedoj”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka folur në lidhje me raportet me homologun e tij malazez Milo Gjukanoviç . Ai është shprehur se është i gatshëm që të bisedojë me Gjukanoviçin, pasi duhet të shqetësohet për 28,73% të serbëve në Malin e Zi.

“Kemi punuar shtëpinë serbe që askush nuk e bëri në Malin e Zi, kemi ndarë mjete për institucionet serbe duke mos rrezikuar sovranitetin e MZ. Unë nuk kam qenë asnjëherë në vizitë zyrtare atje, ndërsa me Gjukanoviç kemi biseduar në Tiranë, ku secili ka shprehur qëndrimet e veta. Më vjen keq që partia në pushtet në MZ është e hidhëruar gjë që shihet nga kumtesa e lëshuar. Jam i gatshëm të bisedoj me Gjukanoviç por duhet të kujdesemi për 28,73% të serbëve atje. Unë përherë them nëse keni ndonjë përgjigje nacionale thoni, nëse jo gjejeni në ardhmëri, jam krenar me popullin tonë atje që mban kokën lartë”, -tha Vuçiç.

Vuçiç ka shtuar se përderisa ka të tillë që e akuzojnë se nuk ka “kap sëpatën për Malin e Zi” ka po aq të tillë që flasin se e kam sulmuar Malin e Zi./Fjala.al

Të fundit

Lindjet/ 1 mijë bebe më pak, qarku i Kukësit i vetmi që ka shënuar rritje

Popullsia e Shqipërisë po vijon tkurrjen. Numri i lindjeve ka një rënie të ndjeshme me 7.4% për tremujorin e...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Autori lë spitalin dhe dërgohet në komisariat (VIDEO)

Policia e Korçës ka nxjerrë pas mjekimit në spital autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit bashkëmoshatar Erald Xhejo dhe e ka dërguar në...

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

Bizneset dhe qytetarët e Tiranës mund të kontrollojnë në kohë reale detyrimet e tyre vendore përmes shërbimit elektronik “Taksat dhe tarifat vendore – Bashkia...

Rusia bllokon thirrjet përmes WhatsApp dhe Telegram

Autoritetet ruse kanë njoftuar se po kufizojnë “pjesërisht” thirrjet përmes aplikacioneve të mesazheve Telegram dhe WhatsApp, hapi i fundit në një përpjekje për të...

“Vetëm valixhja na ka mbetur”/ Shqetësimi i serbëve përballë unitetit shqiptar

Nga Sandra Cvetkoviq, REL Svetozari nga Graçanica, pranë Prishtinës, u nis të enjten në mëngjes drejt komunës në përpjekje që të regjistrohet. Ai e bëri këtë nga...

Lajme të tjera

Web TV