Miliarderi kërkon një femër më të cilën do të udhëtojë në Hënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një miliarder nga Japonia ka blerë biletën e parë për udhëtim në Hënë që organizohet nga Space X, dhe kërkon që ta shoqërojë një femër.  Yusaku Maezawa, 44 vjeç ka publikuar shpalljen në Twitter me 9 milion ndjekësit e tij.

Pasuria e tij besohet se kap shumën e dy miliardë dollarëve, pasi është themelues i zinxhirit të dyqaneve të rrobave Zozo.

Në tetor të vitit 2018 ishte bërë blerësi i parë i biletës për udhëtim në Hënë, dhe asokohe pati deklaruar se do të marrë me vete artistë me qëllim që të frymëzohen për veprat e tyre artistike gjatë këtij udhëtimi.

Megjithatë duket se ka rezervuar një vend edhe për dikë tjetër e cila mund të jetë e dashura e ardhshme.

“Kanë filluar të më kaplojnë emocionet e vetmisë dhe zbrazëtirës. Për këtë po mendoj që dua ta kem një grua afër”, -ka shkruar Maezawa në ueb-faqen e tij.

Të gjitha femrat që janë mbi 20 vjet mund ta kontaktojnë për udhëtimin në Hënë. Fatlumja nuk duhet domosdoshmërish të di gjuhën japoneze, por e gjitha çfarë kërkohet është të jetë pozitive ta jetojë në maksimum jetën dhe që dëshiron “paqe në botë”./Fjala.al

Të fundit

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Lajme të tjera

Web TV