Kërkohej me ngulm nga Milan, mbrojtësi i Barcelonës kalon në Bundesligë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Tobido ka kaluar tashmë të klubi gjerman i Schalke. Ndonëse prej shumë kohësh ai u kërkua me ngulm nga italianët e Milan, 20-vjeçari zgjodhi të kalojë në Bundesligë.

Lojtari ende në pronësi të katalanasve ka kaluar në Gjermani me anë të një huazimi deri në fund të sezonit.

Ky huazim i francezit u bë sepse qendërmbrojtësi nuk po arrinte të gjente hapësirat e nevojshme te klubi i Barcelonës. Kudo nëpër media u fol për kalimin e tij në Serinë A, por nga një foto e postuar së fundmi shikohet se lojtari ka zgjedhur kampionatin gjerman përpara atij italian.

Ai u aktivizua gjithsej në vetëm 3 ndeshje me Barcelonën dhe këto mes La Ligës dhe Ligës së Kampionëve. Tobido gjendet në Gjermani ku është duke zhvilluar vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë me Schalke 04./Fjala.al/

Të fundit

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV