Aksident me pasojë plagosje në Vlorë, motori përplas këmbësorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur këtë mesditë në rrugën Transballkanike të qytetit bregdetar të Vlorës.

Mësohet se motori i një “Fast Food-i” ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

Menjëherë pas aksidentit i plagosuri është dërguar në spital me fraktura për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga motori.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Lajme të tjera

Web TV