U premtoi BE-në, kapet i riu duke transportuar emigrantë të paligjshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri nga qyteti i Elbasanit është vënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Ai përfitonte para prej tyre duke i premtuar dërgimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

L., 24 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Toyota”, në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bylisi, krenaria ilire mbi Vjosë, po shndërrohet në qendër zhvillimi dhe edukimi (FOTOT)

Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ndau dje pamje dhe një mesazh për Parkun Arkeologjik të Bylisit, të cilin...

Guterres i alarmuar nga Lindjen e Mesme! Rrezik që konflikti të dalë jashtë kontrollit

Kombet e Bashkuara kanë reaguar me shqetësim të thellë pas një serie sulmesh ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke paralajmëruar...

U përdor në Luftën e Kosovës, çfarë duhet të dini për avionin që bombardoi Iranin?

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se bombarduesit B-2 të Forcave Ajrore Amerikane u përdorën në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit. B-2 Spirit është...

“U shkel karta e OKB-së”, Irani reagon pas sulmeve të SHBA: Kjo ngjarje do të ketë pasoja

Në fjalimin e tij të parë publik pas sulmeve amerikane, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka akuzuar Uashingtonin për shkelje të ligjit ndërkombëtar. “Shtetet...

SHBA futet në luftë, bombardon Iranin

Donald Trump thotë se SHBA ka përfunduar sulmet ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahanin. “Kemi përfunduar me sukses të plotë...

Lajme të tjera

Web TV