E rrallë/Diplomohet 96-vjeçari në Itali, i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, i mbijetoi varfërisë, shumë sëmundjeve dhe së fundmi pandemisë që ka pushtuar botën.

Ky është Giuseppe Paterno nga Italia.

Gjatë kësaj jave, 96 vjeçari, ish- punonjës i hekurudhave  është diplomuar në Itali së bashku me shumë student të tjerë, rreth 70 vite më të rinj se ai.

 “Unë jam një person normal, si shumë të tjerë”, tha ai, kur u pyet se si ndihej që po diplomohej kaq vonë. “Për sa i përket moshës, unë kam kapërcyer gjithë të tjerët, por nuk e bëra për këtë.”

Giuseppe Paterno u rrit duke i dashur gjithnjë librat, por nuk pati kurrë mundësinë të studiojë.

“Unë thashë: ‘o tani, o kurrë’ dhe kështu, në vitin 2017, vendosa të regjistrohem”, tha ai për Reuters në apartamentin e tij në qytetin sicilian të Palermos, në të cilin ditët e sotme, largohet rrallë për shkak të gjendjes së tij të dobët. E kuptova se ishte pak vonë për të marrë një diplomë 3-vjeçare, por i thashë vetes “le të shoh nëse mund ta bëj këtë”.

Ai u diplomua i pari në klasën e tij, me nderime të larta dhe duke marrë urime nga kancelari i universitetit, Fabrizio Micari.

I rritur në një familje të varfër në Siçili, në vitet e para të Dempresionit të Madh ai mori vetëm shkollimin bazë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u bashkua me marinën, më pas vazhdoi punën në hekurudha dhe krijoi familjen e tij.

Në një shoqëri të përqendruar në rindërtimin pas luftës, puna dhe familja ishin përparësitë, por Paterno dëshironte të mësonte dhe mbaroi shkollën e mesme në moshën 31 vjeçare, duke patur gjithnjë dëshirën për të vazhduar më tej.

Lexo edhe :  Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Ai i shkruante esetë e tij në një makinë shkrimi manual. Paterno përdori Google për gjetjen dhe printimin e librave dhe nuk u tundua nga festat studentore të shokëve të tij të klasës, të cilët e duartrokitën me ngrohtësi në ceremoninë e diplomimit.

Gjithashtu, Paterno rrëfeu për shqetësimet që kishte patur me mësimin online gjatë karantinës, por ai tha se gjithsesi ia doli mbanë. Ndërsa i pyetur se çfarë do bënte më pas, ai tha se nuk do të ndalonte tani që ishte diplomuar:

“Projekti im për të ardhmen është t’i përkushtohem shkrimit. Ky është qëllimi im.”/Fjala.al/Ke.Ba 

Burimi: Reuters

Të fundit

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

“Milani zgjedhja e duhur”, Modric: Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin

Luka Modric dha intervistën e tij të parë si lojtar i Milanit, në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit. “Doja të qëndroja...

Lajme të tjera

Web TV