Nxirren në breg babai dhe dy djemtë e tij, policia: Gruaja nuk gjendet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka dhënë detaje lidhur me familjen që rrezikoi të mbyten në plazhin e Gjipes. Mësohet se në breg në gjendje të mirë janë nxjerrë babai dhe dy djemtë e tij, ndërkohë që gruaja vijon të jetë e humbur në det, dhe dyshohet që të jetë mbytur.

Robert Rama 50 vjeç së bashku me bashkëshorten e tij dhe djemtë e tyre kishin dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por kanë ngecur tek shpella e Pëllumbave, për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë.

Vijojnë  kërkimet  intensive me mjetet lundruese të Pólicisë Kufitare dhe të rojës bregdetare për shtetasen M.R.

Shërbimet e Pólicisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në Gjipe.

Shërbimet e Pólicisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Pólicisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende.

Vijojnë  kërkimet  intensive me mjetet lundruese të Pólicisë Kufitare dhe të rojës bregdetare.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Pólicia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas....

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë...

Një kalorës i veshur me përpikmëri nën një qiell rozë: Fotografia më e mirë e John Boaz

“Fabian u rrit në një lagje të brendshme të qytetit, ku ishte e vështirë për të të ndiqte pasionin për kuajt. Ai i ka...

35-vjeçari u gjet i copëtuar me sëpatë në Itali, mamaja e tij pranon gjithçka

Ka marrë një kthesë të papritur historia e Alessandro Venier, 35-vjeçarit që u gjet i copëtuar në një kazan të vjetër në bodrumin e...

Bota po nxehet, bashkë me të edhe truri ynë: Çfarë po na shkaktojnë ndryshimet klimatike

Ndërsa valët e të nxehtit bëhen gjithnjë e më të forta për shkak të ndryshimeve klimatike, shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë sesi nxehtësia ekstreme...

Lajme të tjera

Web TV