Detajet e rënda/ Familja e dinte se 19-vjeçarja vrau të atin, e ndihmuan ta varrosnin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e rëndë në Durrës, ku vajza 19-vjeçare vrau të atin ka tronditur opinionin publik. Ajo e ka vrarë me armë zjarri dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.

Vëllai i saj 25-vjeçar më 13 shkurt e ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit, Pëllumb Meta, ku nisën dhe hetimet për këtë ngjarje.

Policia më 17 shkurt zbuloi makinën e viktimës të parkuar në në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, ku nga veprimet hetimore, zbuluan se Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë nga vajza e tij Hygerta Meta, e cila është nën prangat e policisë.

Ajo ka deklaruar se e vrau të atin, pasi ai dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Sipas informacioneve, dyshohet se në dijeni të krimit kanë qenë dhe familjarë të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar në fshehjen e krimit, përmes varrosjes së 50-vjeçarit në oborrin e shtëpisë./e.t

Të fundit

‘Burrat çoç pijnë nga një çik raki!’/ Rama grave kolonjare: Më 11 maj mbajini nga krahu

Gjatë fjalës së kryesocialistit Edi Rama në rrugën e re të Kolonjës që lidh bregdetin me zonën e juglindjes dhe do...

Turqia prodhon një raketë hipersonike, IHA-230 gati për përdorim operacional

Turqia është drejt përfundimit të zhvillimit të një arme të re të fuqishme për forcat e saj të armatosura. Raketa balistike ajër-tokë IHA-230 është...

Ishte duke punuar në terminalin e aeroporit, humb jetën punëtori pasi bie nga lartësia

Një 39-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e rënies nga lartësia. Viktima ishte duke punuar  në terminalin e aeroportit. Policia njofton se rreth...

Vlera e arit në 20 vjet është rritur me 620 për qind

Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se një investim prej 20 mijë...

Ardit Bido denoncon Belerin: Doktor, po del bllof me Shqipërinë

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar pas prezencës së eurodeputetit grek, Fredi Beleri, në territorin shqiptar, ku ky...

Lajme të tjera

Web TV