“Teatër i turpshëm”, Balla mesazh Bashës për lobimin: Nuk mbyllet këtu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj kryedemokratit Lulzim Basha i cili u akuzua për falsifikim, reagoi dhe Taulant Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së e quan teatër të turpshëm dhe thotë se kush mendon se kjo dosje e rëndë mund të mbyllet pa u hetuar aspak në themel dhe pa u marrë në pyetje gjithë persona e përfshirë e ka gabim.

Balla theksoi se Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë.

Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim.

Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare.

Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin ‘kap çfarë të kapësh’, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë.

Apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesit të parave Nik Muzin, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë”, deklaron Balla. /Fjala.al

Të fundit

Më i votuari në Primaret e PD, Nallbati: Nuk e prisja! S’e bëj dot servilin me Berishën

Bledjon Nallbati është shprehur se nuk e priste të ishte emri më i votuari në listën e Primarëve të...

Artizania zadrimore/ Dada Vida mban gjallë traditën prej 50 vitesh

Ky kostum që mbaj veshur ka më shumë se 100 vjet, është kostumi tradicional i zonës së Zadrimës, ku, mes vështirësive, është ruajtur dhe...

Bombardimet ruse, Zelensky: Sulme të ndyra dhe çnjerëzore

Volodymyr Zelensky ka falënderuar aleatët e Ukrainës për dënimin e sulmeve ruse pas një prej ditëve më vdekjeprurëse për civilët në vendin e tij...

Harroni edhe gjërat më të vogla? Ja disa mënyra për të përmirësuar kujtesën

Sa herë e keni kapur veten duke folur për diçka dhe pas një kohe e keni harruar atë? Apo të hysh në një dhomë...

“Karma thotë…”/ Olta Gixhari reagon për Egli Takon dhe largimin e saj nga BBV

Pas largimit të Eglit, nga “Big Brother VIP Albania”, një nga ish-banoret e BBV që ka reaguar ka qenë edhe Olta Gixhari. Duke i dhuruar...

Lajme të tjera

Web TV