Bënin ‘kërdinë’ me vjedhje biçikletash, pranga dy vëllezërve dhe një të mituri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona të dyshuar për një sërë vjedhjesh biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, janë vënë në prangat e policisë.

Efektivët e komisariatit Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për tre persona të dyshuar si autorë të vjedhjes së disa biçikletave, kanë bërë arrestimin e dy vëllezërve B. Sh., 18 vjeç., K. Sh., 17 vjeçdhe N. E., 13 vjeç, të tre banues në Kombinat.

Dy adoleshentët dhe i mituri, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur dy biçikleta, njërën në rrugën “Hoxha Tasim” dhe tjetrën në rrugën “Arkitekt Kasemi”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ata janë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura më parë në zonën e 15-katshit , “21 dhjetorit” dhe pranë Zogut të Zi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy biçikleta dhe mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Ndaj tyre hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë kërkon me të vërtetë Trump nga Kanadaja dhe Meksika?

Presidenti Donald Trump ka qenë prej kohësh i qartë se ai do t’i përdorte tarifat si një çekiç ekonomik...

Tedi Blushi mbledhje me Flamur Nokën në selinë e PD, zbardhen detaje nga takimi

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi po zhvillon një takim në selinë e PD, me Flamur Nokën. Në fokus të takimit është...

Arabët i thonë jo dëbimit nga Gaza/ Netanjahu i kërkon Trump të “shkundë Lindjen e Mesme”

Ai do të jetë lideri i parë i huaj që do të shkelë brenda Shtëpisë së Bardhë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, do të takohet...

Aksidenti me një viktimë në aksin Cërrik- Gramsh, vihen në pranga drejtuesit e dy mjeteve

Policia ka vënë në pranga drejtuesit e dy mjeteve, të cilët një ditë më parë (3 shkurt) u përfshirë në një aksident të rëndë...

Vjedhje dhe llogari të rreme në rrjete sociale, tre të rinj bëjnë kallëzim në polici

Tre denoncime janë bërë në policinë e Shkodrës për profilet e rreme në rrjete sociale. Një 30 vjeçare ka kallëzuar se në rrjetet sociale “Tik...

Lajme të tjera

Web TV