“Volare” kënga që pushtoi botën/26 vite nga vdekja e Domenico Modugno

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte vetë 66 vjeç kur sëmundja e mposhti. Ka qenë 6 gusht i vitit 1994, ku u mësua se Domenico Modugno, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Lampedusa.

Shkak i vdekjes së tij ishte sulmi në zemër. Lamtumira e fundit Domenico Madungos iu dha në varrezat Flaminio në Romë.

Këngëtari, aktori, kompozitori, kitaristi me origjinë nga Polignano, Bari, gjatë gjithë karrierës së tij ka shkruar dhe regjistruar 230 këngë, ka interpretuar 38 filma për kinema, shtatë për televizionin. Ka recituar 13 shfaqje teatrale dhe ka prezantuar disa programe televizive.
Fitoi katër festivale të “Sanremo”-s, i pari në vitin 1958 me këngën e tij më të njohur “Nel blu dipinto di blu”. Shpeshherë kur shkruhet për personazhe kaq të njohur, ndjenja është se shumica e njerëzve dinë thuajse çdo gjë në mënyrë perfekt për pjesën e jetës që fillon pikërisht kur bëhen të famshëm. Por shumicën e rasteve mbetet në errësirë gjithë rruga që ata kanë bërë për të arritur këtë sukses dhe famë.
Po ashtu edhe Domenico Medugno, i cili njihet në gjithë botën për këngën “Volare” dhe është vlerësuar e dashuruar nga të gjithë, ka kaluar mijëra peripeci dhe ka bërë shumë punë (gjithnjë në sferën e spektaklit), para se të gjente rrugën drejt suksesit.

Artisti i paharruar nuk ishte vetëm këngëtari, kantautori, kitaristi apo aktori që të gjithë njohim, ai nuk ka munguar as në veprimtari politike për një periudhë të caktuar.

Me siguri ai është një nga baballarët e muzikës italiane dhe që ende mban një rekord, atë të mbajtjes së pozicionit të parë në renditjen e “Billboard” amerikan për 13 javë rresht me këngën “Volare”, që më pas u kthye në “Nel blu dipinto di blu”.
Por para se të vinte në këtë sukses mbarë botëror, ai fillimisht e ka bërë debutimin e tij të parë si aktor. Modugno e hodhi hapin e parë drejt suksesit duke fituar një konkurs për aktorët amatorë, duke i lejuar atij që të regjistrohej në qendrën e famshme Eksperimentale të Kinomatografisë. Madje fitoi edhe një bursë prej 50 mijë lire në muaj.

Dhe ishte në të njëjtën klasë ku u njoh me një tjetër aktore të ardhshme, Franca Gandolfi, me të cilën u martua më 26 qershor të vitit 1955. Performanca e tij e parë si aktor ishte në filmin “I pompieri di Viggiù” në vitin 1949, që kishte si protagonist edhe Toto.

Lexo edhe :  Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV