DASH: Rusia përhap dezinformim përmes mediave sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se Rusia po përdor taktika që shfrytëzojnë platforma dhe kanale të ndryshme komunikimi për të krijuar dhe përhapur dezinformacione.

Qendra e Departamentit të Shtetit për Angazhimin Global, në një raport të publikuar të mërkurën analizonte skemat e Kremlinit për të përhapur dezinformim përmes komunikimeve qeveritare, një rrjeti mesazhesh globale të financuara nga shteti dhe kultivimit të burimeve të tërthorta, duke përdorur median sociale dhe internetin si armë. Raporti megjithatë nuk përmend drejtpërdrejt çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane.

Përfaqësuesja e kësaj qendre, Lea Gabrielle, tha në një komunikim me gazetarët se “edhe Pekini ka përvetësuar disa elementë të taktikave të Moskës, duke mbështetur faqe interneti që përhapin teori konspirative, dezinformim dhe propagandë për të minuar normat dhe institucionet demokratike.” Ajo tha se rreziku që paraqet dezinformimi nga ana e Kinës dhe e Rusisë janë realë dhe të rrezikshëm.

Raporti publikohet ndërkohë që SHBA kanë ofruar deri në 10 milion dollarë shpërblim për informacione që çojnë në identifikimin dhe lokalizimin e çdo personi që punon me një qeveri të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane./voa/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Referendumi në Prusinë Lindore dhe pasojat e dhunshme ndaj polakëve

11 korrik 1920 Më 11 korrik 1920, në krahinën e diskutueshme të Prusisë Lindore, u zhvillua një referendum i organizuar...

Më shumë se ndërtesë

Nga Artan Shkreli … Spanja po ndërton një rrokaqiell (kullë) që kultivon ushqim, prodhon energji dhe pastron ajrin - të gjitha në të njëjtën kohë. Koncesioni, për...

Horoskopi ditor, 11 Korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës,...

Krerët e shtetit, dueli fatal mes Aaron Burr dhe Alexander Hamilton

11 korrik 1804 Më 11 korrik 1804, ndodhi një nga episodet më dramatike dhe të përfolura të historisë politike amerikane: dueli mes nën-presidentit të atëhershëm,...

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv ku foli për vuajtjen e...

Lajme të tjera

Web TV