Krimi horror në Pogradec/ Djali vrau nënën në sy të mbesës 15 vjeçe: Boll jetove

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja horror e cila tronditi qytetin e Pogradecit pasditen e djeshme, pasi rreth orës 18:15, Olsi Çekiçi, 44 vjeç, vrau nënën e tij 70-vjeçare, Firdes Çekiçi.

Grupi hetimor bën me dije se ai në fillim e ka goditur me një dru dhe më pas ia ka prerë kokën, duke ia varur tek porta e shtëpisë.

Burime bëjnë me dije pasi mësohet se Olsi Çekiçi e ka goditur nënën e tij në prani të vajzës së tij 15 vjeçare.

Kjo e fundit ka parë që i ati, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, po sulmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi, dhe ka njoftuar me telefon policinë, duke u larguar menjëherë nga banesa me një biçikletë nga frika.

Patrulla e Përgjithshme është nisur drejt adresës që iu ka dhënë adoleshentja, ku kanë gjetur autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllanë, teksa e ëma kishte ndërruar jetë.

Ndërhyrja e menjëhershme e patrullës bëri që ngjarja të mos kishte përmasa edhe më të mëdha. Ndërkohë, mësohet se 15-vjeçarja, pasi ka dalë nga shtëpia, ka gjetur një patrullë policie dhe iu ka rrëfyer ngjarjen.

Sipas saj, i ati e ndiqte gjyshen nëpër shtëpi me thikë dhe i thoshte ‘boll jetove’. Autori i krimit të tmerrshëm ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje në vitin 2013, ndërsa prej vitit 2017 ai ishte kthyer në Shqipëri.

Kur policët kanë hyrë në banesë për ta arrestuar kanë parë tmerr me sy. 44-vjeçari nuk ka bërë rezistencë dhe është arrestuar, por më parë u ka thënë policëve: Mos u afroni, do bëheni pis me gjak, është gjak me magji.

Edhe vetë ai ka pasur disa shenja plage. Ndoshta mund të jetë përleshur me vëllain, i cili ndodhet në spital pas plagëve të marra në kokë. Të dy vëllezërit raportohet të jenë me të meta mendore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u...

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij,...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Lajme të tjera

Web TV