Mjeku Artan Koni tregon pse s’po hapen spitalet Covid 3 dhe 4: U mungon gjëja më e rëndësishme…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Artan Koni me anë të një postimi në rrjetin social shkruan se situata e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri është në rënie të lirë, duke iu referuar kështu rasteve gjithë e në shtim ditë pas dite të të infektuarve e numrit të lartë të viktimave.

Me tej ai shkruan se hapja e spitaleve Covid 3 dhe 4 nuk po bëhet pasi është e pamundur sepse mungon gjëja më e rëndësishme, burimet njerëzore.

Postimi i plotë

“Me kalimin e ditëve, behet akoma me e qarte për publikun ajo qe kemi thënë kohë me pare: Situata e COVID ne rënie te lire !!

Gjurmimi e testimi nuk funksionon as për familjaret e rasteve pozitive te shtruara ne spital, jo më për familjaret apo kontaktet e atyre pozitiveve asimptomatike”, shkruan mjeku në një postim në rrjetet sociale.

Duke folur për situatën në spitalet Covid, Koni thekson se atyre u mungon gjëja më e rëndësishme, burimet njerëzore. Për këtë arsye thotë mjeku nuk mund të fillojnë punë as dy spitalet e tjera Covid, 3 dhe 4.

“Spitalet COVID nuk kane gjene me te rendesishme: burimet njerezore. Cdo dite e me shume po kuptojme me sa pak personel perpiqen te funksionojne keto spitale. Kemi mjeke e infermiere te sfilitur te cilet punojne si gladiatore per te perballuar pavionet plot.

Llogjikisht, spitalet 3 dhe 4 te cilat u lancuan me aq buje e krenari nga ministria, nuk futen ne pune pikerisht per kete arsye: mungesa e burimeve njerezore. Nese nuk do kete masa inkurajuese e lehtesuese per punen e personelit mjekesor, patjeter qe mungesa e tyre do vije duke u rritur”.

Ndërkaq, Koni rendit dhe disa këshulla se si mund të menaxhohet gjendja aktuale.

“Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik. Gjendja do menaxhohet shume me mire nese:

Lexo edhe :  Plagosi të riun dhe bëri deklaratë të rreme, procedohen dy të rinj

1- do rriten fondet per menaxhimin e pandemise, sepse pa para nuk shton dot as teste e as bazen materiale te nevojshme. Ka shume koncesione jo te domosdoshme te cilet mund te anullohen. Nese nuk eshte primare shendeti publik, cfare eshte, perfitimi i atyre qe kur semuren vete ikin me charter?

2- do rritet numri i shtreterve dhe personeli ne dispozicion. Per kete do duheshin perseri para, jo vetem per te plotesuar bazen materiale, por edhe per t’ia bere me te lehte personelit mjekesor barren e kesaj pandemie.

3- do aktivizohen mjeket e familjes. Aktivizim nuk do te thote qe ata thjesht te vizitojne, por te ndjekin pacientet e nje zone te caktuar duke vendosur kujt duhet t’i behet tamponi, cili pacient ka nevoje per t’u shtruar ne spital, etj etj. Patjeter qe mjeket e familjes do kerkonin shume me shume teste ne rang republike, teste te cilat do bliheshin me leket e koncesioneve…por nje zone e vogel diku ndiqet me mire nga mjeku lokal, se sa nga zyrtaret e ISHP-se ne Tirane.

4- te futen spitalet rajonale ne funksion te ketyre pacienteve, duke krijuar nje departament te vecante per ta. Perderisa ne spitalet COVID 1 dhe 2 nuk po i japin pacienteve mjekime specifike per kete semundje, nuk ka arsye perse keto mjekime nuk mund t’u jepkan neper spitale rajonale.

Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik !!”

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Moti i keq, Ministria e Arsimit: Pezullohet mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit

Ministria e Arsimit dhe Sportit kanë bërë të ditur se është pezulluar përkohësisht mësimi në 77 shkolla në disa...

Atentati në Tiranë/ Si e ndoqën autorët viktimën, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Mbrëmjen e djeshme, Tirana u trondit nga një atentat me armë zjarri në zonën e “Pallatit me Shigjeta”. Plot 6 plumba u qëlluan në...

Euro ‘gropë’, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e tjera

Sot, më 13 janar 2025, dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.4 lekë. Euro blihet me 97.7 lekë dhe shitet 98.5 lekë. Franga...

Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime

Nadije Ahmeti   Investimet, puna, arsimi... Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që ecnin në një shesh të zhurmshëm të Prishtinës, këtë fillim-janar....

Xhejms Xhois dhe “Uliksi” i pakapshëm i tij

Nga Leonard Veizi   I njohur për romanin që solli polemika të forta, "Uliksi", ai konsiderohet një nga shkrimtarët më me ndikim të shekullit XX. I përkiste...

Lajme të tjera

Web TV