Tërmeti, Kuvendi iu heq lekët Arsimit dhe Mbrojtjes, detajet  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi shkurtoi fondet e Ministrive, të sistemit të Drejtësisë dhe disa institucioneve të tjera në shumën e 23 milionë eurove, si pasojë e rishikimit të buxhetit 2020, për llogari të mbulimit të pasojave, që shkaktoi tërmeti.

Sipas tabelave të institucioneve, shkurtimi më i madh i fondeve është bërë për ministrinë e Arsimit dhe atë të Mbrojtjes. Fondet për arsimin u shkurtuan nga parashikimi fillestar më 2020 me 555 milionë lekë ose 4.5 milionë euro. Ndërsa për ministrinë e Mbrojtjes shkurtimi i fondeve ishte 790 milionë lekë ose 6.4 milionë euro.

Tek Ministria e Infrastrukturës u shkurtuan 285 milionë leke ose 2.1 milionë euro, tek ministria e Brendshme u shkurtuan gjithashtu 2.1 milionë euro.

Fondi shqiptar i Zhvillimin pas rishikimit të buxhetit 2020 do të ketë rreth 3 milionë uro më pak fonde.

Për Ministrinë e Shëndetësisë janë shkurtuar 0,6 për qind e fondeve ose 2.8 milionë euro.

Në ministrinë e Arsimit  janë shkurtuar fondet për arsimin e 9-vjecar, atë të mesëm dhe programet për shkencën teksa është lënë i paprekur fondi për arsimin e lartë.

Janë shkurtuar mbi 700 mijë euro fonde të prokurorisë dhe gjyqësorit, por janë lënë të paprekur fondet për institucionet e reja të drejtësisë SPAK dhe KLP-së.

Përllogaritjet paraprake tregojnë së dëmet që ka krijuar tërmeti i 26 nëntorit në të gjithë vendin, tashmë i kanë kaluar 700 milionë eurot, teksa shumë banesa në zonat e prekura nuk e kanë kaluar vlerësimin teknik, çka do të thotë se fatura do të rritet frikshëm në ditët në vijim.

Qeveria është vënë në lëvizje në dy drejtime, donacionet që përfshijnë një fushatë me qytetarët dhe bizneset në portalin E-Albania dhe një sensibilizim mes donatorëve publikë dhe privatë në vendet e huaja. Nëpërmjet donatorëve Kryeministri Rama ka njoftuar se pret të grumbullojë në periudhën afatshkurtër 7 miliardë lekë, afërsisht 56 milionë euro, ndërsa 20 miliardë lekë (165 mln euro) janë rialokuar nga buxheti i vitit 2020. Burimi /monitor/

Të fundit

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një...

Mungon vetëm zyrtarizimi, Victor Gyokeres drejt transferimit tek gjiganti londinez

Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës. Sipas “The Athletic”, në fakt, klubi anglez ka arritur një marrëveshje të plotë me...

Persona të paidentifikuar bëjnë “copë e çikë” varrin në Sarandë

Një akt brutal është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Në...

6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Nga Leonard Veizi Në mesin e verës së një Europe që digjej nga flakët e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria zinte vetëm një cep të...

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

Duke zbritur përgjatë krahut jugperëndimor të vendit, nga qyteti i Vlorës në veri deri në fshatin Ksamil, Riviera shqiptare është shpallur si Maldivet e...

Lajme të tjera

Web TV