Rezultati zgjedhor në Bjellorusi “jashtë çdo realiteti”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita në Bjellorusi e vë në dyshim fitoren e shpallur të pushtetmbajtësit, Aleksander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Nga Minsku dhe qytete të tjera njoftohen mbajtje protestash.

Të hënën në mëngjes u publikuan rezultatet zyrtare. Sipas tyre Lukashenko i ka fituar zgjedhjet me 80,2% të votave. Kurse kundërkandidatja Tichanovskaja arrin sipas publikimeve zyrtare vetëm 9,9% të votave. Tichanovskaja nuk e pranon rezultatin zyrtar.

Atmosferë proteste

„Nuk mund të ketë pranim të një rezultati të tillë zgjedhor”, theksoi përkundër kësaj, zëdhënësja e Tichanovskajas. Sipas saj „kjo është jashtë çdo realiteti”. Edhe ekspertët i vlerësojnë shifrat shtetërore të publikuara për fitore me afër 80% të presidentit Lukashenko, si të shpikura, për shkak të krizës së rëndë ekonomike në vend dhe një atmosferë proteste kundër Lukashenkos të ndjeshme në të gjithë vendin.

Në disa qytete ka pasur të dielën përplasje mes përkrahësve të opozitës dhe forcave të sigurisë. Mijëra vetë u mblodhën në sheshet kryesore për të protestuar kundër manipulimeve zgjedhore. Në rrjetet sociale janë publikuar video, që tregojnë, se si policiët qëllojnë demonstruesit. Për të shpërndarë protestuesit të dielën u përdorën edhe granata ndriçuese dhe gaz lotsjellës, raportuan korrespondentë të Deutsche Welles.

Raportohet për të lënduar. Sipas organizatave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, 120 vetë janë ndaluar nga policia. Në orët e mëngjesit situata paraqitet e qetë. Por kundërshtarët e qeverisë kanë paralajmëruar, se do të dalin sërish në protesta.

Weißrussland Wahlen Proteste Polizei (Reuters/Tut.by)

Qeveri „e paaaftë”

„Një krizë e thellë, e paparë deri më tani po vjen”, tha bashkëluftëtarja e kandidatës Tichanovskaja, Maria Kolesnikova një konferencë në shtyp në mbrëmje. Ajo e akuzoi qeverinë për manipulim zgjedhor. Kështu pjesëmarrja e votuesve në disa qendra zgjedhore ka arritur në më shumë se 100%, tha ajo. Kjo qeveri është e paaftë të qeverisë vendin. „Autoritetet duhet të pranojnë, që shumica qëndron në anën tjetër”, tha Kolesnikova.

Lexo edhe :  Macron: Takimi duhet të pasohet nga një takim katërpalësh me Evropën

Kandidatja Svetlana Tichanovskaja doli në skenën politike si kandidate për presidente, pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Sergej Tichanovski, një bloger i njohur, i cili u përjashtua nga zgjedhjet. Lukashenko 65 vjeçar e qeveris prej 26 vjetësh me dorë të hekur Bjellorusinë. Mandati i ri do të ishte mandati i gjashtë i tij në postin e presidentit.

Të fundit

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Grabitet diamanti me vlerë 25 mln dollarë në Dubai

Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në...

Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina tashmë do duhet të përballet me një tjetër shqetësim që vjen nga Hungaria. Tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan pasi...

Klubi nga Arabia Saudite ofron 30 mln euro për yllin e Milanit

Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf Fofana, sipas asaj që raporton...

Lajme të tjera

Web TV