Liga e Kampioneve zhvendoset në Portugali, por frika nga “Covid-19” vazhdon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampionebve, ka nisur kështu marshimin e saj final, në një kohë që, zakonisht, në këtë periudhë, skuadrat duhet të ishin duke nisur planet për sezonin e ri.

Me vetëm dy skuadra ish-fituese të mbetura në konkurrim, pa Kristiano Ronaldon dhe pa tifozë, Liga e Kampioneve, më e pazakonta në historinë e saj, zhvendoset në Lisbonë këtë javë, në përgatitje për çerekfinalet, me perspektivën intriguese që ky format i ri të mund të çojë në fituesin e ri të trofeut.

E megjithatë, hija e virusit korona, vazhdon të jetë e pranishme edhe aty, pasi u njoftua se dy futbollistë nga Atletiko e Madridit, e një tjetër nga skuadrat e ardhura në Portugali, kanë rezultuar pozitivë. “Të shtunën, të gjithë anëtarët e ekipeve të para dhe stafet e tyre në Lisbonë iu nënshtruan testeve siç kërkohet nga protokollet e UEFA-s, – thuhet në deklaratën e parë. – Ndër rezultatet e njohura deri tani, janë shfaqur dy lojtarë pozitivë, dhe ata janë izoluar në shtëpitë e tyre përkatëse.” Barcelona dhe Bajerni i Mynihut, me nga 5 trofe të Kupës/Ligës së Kampioneve secila, do të përballen me njëra-tjetrën, të premten në “Estadio da Luz”.

Dhe vetëm një do të arrijë në gjysmëfinale. Por mbase këtë herë fituesi do të shkojë diku tjetër, te Mançester Siti dhe Paris SG. Që të dy kanë arsye të besojnë se ky do të jetë viti ku ata shpërblehen, të nxitur edhe nga shumat e mëdha të parave të shpenzuara nga pronarët e tyre me pasuri të jashtëzakonshme.

Por pas rezultimit së fundmi me “Covid-19”, Atletiko e Madridit do të testohet sërish. Spanjollët do të përballen me Lajpcigun në Lisbonë të enjten, ndërsa të mërkurën Atalanta luan me Paris SG. Por sërish ka yje që do të zbresin në fushë, si: Mesi, Levandovski, Kilian Mbape deri te Nejmar dhe Kevin De Bryjne, edhe pse stadiume të zbrazëta./Fjala.al

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV