Vasili: Gjermania konfirmon, Maqedonia i hap negociatat, Shqipëria jo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, komenton deklaratat e diplomates gjermane, ish-ambasadores në Shqipëri, Sussane Schutz, për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas tij, Gjermania konfirmon se Maqedonia i hap negociatat, ndërsa Shqipëria jo. Sipas tij, për shkak të Ramës integrimi ndodhet në momentin më të keq të tij.

“Sussane Schutz, drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Gjermane, dhe ish-ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri, konfirmon se: Maqedonisë i hapen negociatat, ndërsa Shqipërisë jo.” – shkruan Vasili.

Ai citon zj. Schutz që thotë se “Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”.

Duke iu referuar kësaj deklarate, nënkryetari i LSI-së shkruan se “këto janë pasojat e qeverisjes së Edi Ramës. Plot dy vjet më parë ishte po Edi Rama që dekoronte ambasadorët dhe gënjente dynjanë për hapjen imagjinare të negociatave.

Sot e kësaj dite, për shkak të Edi Ramës, integrimi i Shqipërisë ndodhet në momentin më të keq të tij”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Paul Deda, është arrestuar në Francë, pasi akuzohet nga drejtësia shqiptare si anëtar i një...

Kush e shpiku ruletën ruse?

Jo ushtria ruse, siç besojnë shumë. Ruleta ruse është një shpikje letrare e shekullit të 19-të, e ringjallur në një roman zviceran të vitit...

Pritja mori fund! Pensionet me Italinë njihen nga sot

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja historike e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Qindra mijëra emigrantë shqiptarë mund të përfitojnë vitet e punës të mbledhura...

1 Korrik 1963 – SHBA dhe BS nënshkruajnë marrëveshjen për “linjën e nxehtë”

Një hap historik për shmangien e luftës bërthamore, pasojë direkte e Krizës së Raketave në Kubë (1962) Në kulmin e Luftës së Ftohtë, marrëdhëniet midis...

Meta, telefonatë live nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e papjekur

Ilir Meta në një telefonatë të drejtpërdrejtë për avokatin Kujtim Cakrani, foli në MCN mbi hetimet e SPAK, duke u shprehur se nuk ka...

Lajme të tjera

Web TV