“Tha se kur ishte me kaçurrela, femrat pinin me të Whisky”, deputeti poston fotot e rinisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kur isha i ri dhe kur kisha kaçurrela, femrat me mua kanë pirë më shumë Whisky ose pije të mira”, deklaroi pak kohë më parë nga foltorja e Kuvendit deputeti Kostaq Papa. Pas kësaj deklarate të bujshme deputeti sot ka hapur arkivat.

Për ata që janë kureshtarë, Papa ka vendosur t’ua plotësojë dëshirën dhe ka publikuar disa foto të rinisë së tij, me flokë kaçurrela.

“Për ata që duan të shohin foto me kaçurela po ua plotësojmë dëshirën! Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986, Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992.

Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen”, shkruan Papa në “facebook”.
Deklarata e bujshme në parlament: “Të gjithë duhet të jemi xhentëlmen meqë kanë ndodhur disa gjëra me femrat, periudhën e kaluar.

Femrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për femrat.

Sepse në rininë time, të gjitha femrat që më janë afruar mua, kur kisha dhe kaçurrelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë Whisky ose pije të mira sesa ujë. Faleminderit”, ka qenë kjo deklarata e bujshme e tij.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV