Ndahet nga jeta bashkëshorti i gazetares, miqtë prekin me dedikimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gentjan Rrapaj, bashkëshorti i gazetares Eva Gjura, është ndarë nga jeta prej një ataku në zemër. Në rrjetet sociale lajmi i hidhur ka gjetur shtrirje të gjerë nga miqtë, të afërmit dhe familjarët e tij ndërsa shprehin pikëllimin për ndarjen e papritur nga jeta të tij.

Personazhe të njohura përfshirë botën e medias, shoqërisë civile e më gjerë e kanë vlerësuar të ndjerin  i cili njihet edhe si një drejtues në Partinë Socialiste pasi ka udhëhequr Njësinë nr.4.

Më poshtë janë disa nga reagimet për Rrapajn të bërë nga të njohurit e tij:

“Ça ishte kjo gjëmë o Gentian Rrapaj! Më thuaj që nuk është e vërtetë, më thuaj që jam në ëndërr, më thuaj që është një nga ato shakatë e hidhura që t’a kishte qejfi të na bëje ndonjehere… Më thuaj ç’të duash, vetem mos më thuaj që ike me të vërtetë.

Po si të bëri zemra t’a lije Even dhe Aldon, që të kishin kollonën e shtëpisë, vëllezërit e familjarët që të kishin dritën e diellit, miqtë e shumtë që kishe bërë në këtë jetë me atë zemrën tënde të pamatë…

GENT, në mendjen dhe shpirtin tim ti do të mbetesh gjithmonë ai djali “harrakat”, që nuk linte dy gurë bashke në gjimnaz, ai miku me zemrën flori, që hidhej ne zjarr për të tjerët, ai burri babaxhan që hapte krahët e të shtëngonte fort sikur donte të të thyente kockat kur të përqafonte…

Të qoftë udha e mbarë o mik dhe u prehsh ne paqe. Jam shumë i bindur se ZOTI ka pasur një detyrë të veçantë për ty, që të ndau kaq shpejt prej nesh. Me siguri i është dashur ndonje drejtues aty në Parajsë, që të vërë pak rregull mes shumë njerëzve të mirë që ka marrë afër vetes këto kohët e fundit. E ti ishe njeriu i duhur, autoritar, por i ndershëm… Do mbetesh gjithmonë i paharruar vlla ❤️?”, shkruan Florion Serjani.

Lexo edhe :  “Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

“Ishe gjithmone i qeshur, Nuk thoje kurre jo. Gjithmone energjik. Qofsh i xhenetit Gentian Rrapaj. Akoma nuk e besoj dot ?”, shkruan Alqi Puca.

“Jam i dërrmuar ? 4 miq të mirë ikën nga kjo botë ? Sot, ende pa e marrë veten nga lajmi për vdekjen e një kushëriri të afërt shumë, më lajmëruan se miku im, Klement Qerimi, nuk ia doli betejës me Covid-in.

Një orë e ca më pas mora vesh se Xho, mikja ime Xhoana Fejzo Demirlika kishte pësuar atak në zemër. Ndërsa isha i dërrmuar sa nuk thuhet ? marr vesh se edhe shoku im i mirë, Gentian Rrapaj kishte pësuar sulm në zemër ? Tmerr! Më ndjeni miq! S’kam fjalë. Zoti u dhëntë forcë e kurajo familjeve! Të lutemi për shpirtrat e tyre. Qofshin të parajsës ?”, shkruan Urim Bajrami.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV