Video/ Sulmi në hotelin në Tushemisht, pamjet e reja kur një person me automatik hap zjarr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalin pamje të reja nga sulmi me armë në hotel “Voloreka” në Pogradec më 8 gusht, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt godinës me pushues dhe u bënë “shoshë” nga plumbat shtatë makina.

Në videon që shihni më poshtë shihet një nga autorët e dyshuar si të përfshirë në ngjarje, me automatik në dorë, duke ecur pranë hotelit.

Më tej ai hap zjarr me breshëri automatiku drejt hotelit dhe makinave të parkuara, për tu larguar me shpejtësi.

I dyshuari si organizator i breshërisë së të shtënave drejt hotel “Voloreka” në Pogradec, është 52-vjeçari Ilir Berberi.

Ai u arrestua gjatë operacionit të koduar “Driloni”, bashkë me tre bashkëpunëtorët e tjerë.

Berberi, i cili njihet ndryshe si “Lili i Rrushkës”, rezulton person me një sërë precedentësh penalë, që nga gjobëvënia, vjedhja dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu ai është hetuar si i dyshuar, edhe për vrasjen e shefit të komisariatit Pogradec, Agron Gjyrezi.

Berberi u kap gjatë operacionit, në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar, në një zonë mes maleve, ndërsa mbante dhe armë zjarri pistoletë me vete.

Prangosja e tij u bë teksa ishte në gjumë, çka e bëri të pamundur reagimin. Krahas Berberit, nga operacioni ku u angazhuan edhe forcat Renea, u arrestuan tre bashkëpunëtorët e tij Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq, i dënuar më parë për vjedhje./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur...

Igli Tare piketon një lojtar në Portugali, merkatoja e Milanit vijon

Ditë aktive për Igli Tare dhe Milan në merkato. Kuqezinjtë po ndjekin disa pista dhe janë shumë pranë zyrtarizimit të Victor Boniface nga Leverkusen....

I derdhi aksidentalisht pijen një burri, gruaja grushtohet derisa humb vetëdijen

Një nënë e re u rrah deri sa humbi vetëdijen nga një burrë i dhunshëm në një koncert, pasi një pije iu derdh aksidentalisht. Shelby...

19-vjeçarja greke denoncon dy persona se tentuan ta përdhunonin

Një 19-vjeçare greke ka denoncuar se dy persona kanë tentuar ta përdhunojnë në një klub nate në Athinës. Sipas mediave greke, ajo akuzon një efektiv...

Sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur nga familjarët. Në Komisariatin nr.1...

Lajme të tjera

Web TV