FFK, letër UEFA-s, për ndeshjen midis Dritës dhe Linfilldit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Drita rrezikon eliminimin, organizmi që qeveris futbollin në Kosovë kërkon mirëkuptim. Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga UEFA që të gjejë një mënyrë për t’ia mundësuar Dritës së Gjilanit zhvillimin e finales së fazës paraeliminatore të Ligës së Kampioneve. UEFA njoftoi të martën pasdite se është pezulluar ndeshja midis Dritës dhe Linfilldit, pasi një futbollist i ekipit nga Kosova rezultoi pozitiv në testet për virusin “Covid-19”.

Organizmi që qeveris futbollin kontinental njoftoi se vendimi është marrë për shkak se autoritetet zvicerane, ku po luhet kjo fazë, kanë vendosur për karantinim të lojtarëve të Dritës. Në rregulloren e UEFA-s theksohet se nëse shteti pritës liron të paktën 13 futbollistë nga karantina, ndeshja mund të zhvillohet, në të kundërtën, takimi mbyllet aforfe, me rezultat zyrtar 3-0 në favor të skuadrës kundërshtare, domethënë, asaj irlandeze.

Afati i fundit për zhvillimin e kësaj ndeshjeje është 14 gushti. Tanimë për të mundësuar zhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe që të mos ndëshkohet Drita, FFK-ja ka kërkuar nga UEFA që të mundësojë zhvillimin e ndeshjes në një datë dhe në një vend tjetër. “Ndërkohë, FFK shpreson dhe beson që do të respektohet protokolli dhe rregulloret e UEFA-s në rastin e “Covid 19”, ku të infektuarit izolohen dhe të tjerët e vazhdojnë garën”, – thuhet në njoftimin e organizmit që qeveris futbollin në Kosovë.

“Me këtë rast, i lutemi UEFA-s dhe kërkojmë mirëkuptim që të mundësojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje në ndonjë datë tjetër dhe vend tjetër me qëllim që mos të dëmtohet ekipi ynë”, – përfundon letra e Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar UEFA-s. Megjithatë, skuadra e Dritës rrezikon ta humbë ndeshjen në tavolinë për shkak të rregullores së re të UEFA-s për protokollin e “Covid-19”./Fjala.al

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV