Sa pranë, sa larg… Atalanta ëndërron, por Paris SG përmbys “in-extremis”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa pranë, sa larg… kështu mund të përmblidhet ajo që me të drejtë mund të quhet edhe “ëndrra e një nate vere” për Atalantën, pasi skuadra italiane është dorëzuar vetëm 20 sekonda para fundit të kohës së rregullt, duke vijuar të pësojë një gol të dytë në minutat shtesë dhe duke u mundur 1-2 përballë Paris SG-së, në takimin e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, të luajtur në Lisbonë.

Takimi që ngriti siparin e asaj që është mbiquajtur “8-shja finale” e veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit, që gjeti këtë zgjidhje të veçantë për të arritur ta mbyllë këtë sezon të goditur rëndë nga epidemia e virusit korona, ka qenë drithërues nga fillimi deri në fund, me Atalantën më mbizotëruese në pjesën e parë, duke gjetur edhe golin e epërsisë pas 27 minutash lojë, me anë të Pashaliçit.

Me këtë epërsi minimale të italianëve do të mbyllet pjesa e parë, ashtu sikundër edhe e dyta do të nisë më mirë për skuadrën e trajnerit Gasperini. Por futja në fushë e Mbapesë, në gjysmëorën e fundit të ndeshjes, ndryshoi shumëçka për skuadrën pariziene dhe këmbëngulja e saj do të shpërblehet në gjysmën e dytë të minutës së fundit të kohës së rregullt, kur Markinjos barazon shifrat në 1-1.

Ritmi i lojës do ta mbajë Paris SG-në në sulm në 5 minutat shtesë dhe, në të 3-tën, është një skemë e ekzekutuar mjeshtërisht nga Nejmari dhe Mbapeja, me këtë të fundit që pason saktësisht për Shupo-Motingun, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë një gol si të luante me porta të vogla. Edhe pse Atalanta ka një mundësi në minutën e 7-të të shtesave eventuale, Paris SG-ja fiton 2-1 dhe shkon në gjysmëfinale.

Lexo edhe :  PSG dhe Bayern përplasen në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve, formacionet zyrtare

Merr kështu fund ëndrra e pabesueshme e Atalantës, e cila do të ishte e 3-ta skuadër në histori që do të shkonte në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve që në pjesëmarrjen e saj të parë, pas Aston Vilës dhe Vijarealit. Ndërkaq, Paris SG-ja rikthehet në gjysmëfinale pas një mungese prej 25 vitesh. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, u aktivizuar për 60 minuta në këtë takim.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV